Prof. ass. dr. Faton KRASNIQI
Faton Krasniqi u lind më 27 qershor 1982 në Kamenicë. Shkollën Fillore dhe atë të
Mesme të Mjekësisë i kreu në vendlindje. Studimet themelore dhe postdiplomike i përfundoi në
Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në Degën e Gjuhës Shqipe, ku edhe
doktoroi në të njëjtën degë.
Në vitin 2011, nisi punën si drejtor në drejtorinë për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën
e Kamenicës. Në vitin 2014, filloi angazhimin si asistent profesor në Fakultetin e Edukimit të
Universitetit të Prishtinës dhe po atë vit edhe në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan. Që nga
viti 2019, punon në Degën e Gjuhësisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si hulumtues i
pavarur shkencor. Aktualisht mban thirrjen akademike të bashkëpunëtorit shkencor (prof. ass.
dr.).
Ka qenë sekretar i revistës Gjuha shqipe gjatë viteve 2019–2023, ndërsa që nga viti 2023
është redaktor i saj. Po ashtu, është sekretar i revistës Gjurmime albanologjike- seria e shkencave
filologjike (2023) dhe bashkëpërgatitës i revistës Vjetari (2020–2025). Ka botuar një numër
artikujsh në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit, si dhe ka marrë pjesë në konferenca të
shumta shkencore në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.