KONKURS
ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE
- DEGA LETËRSISË
– Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
- DEGA GJUHËSISË
– Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
- DEGA E HISTORISË
– Një Hulumtues i pavarure shkencor (rizgjedhje-avancim)
Përshkrimi i punëve:
- Bashkëpunëtori i lartë shkencor: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore; studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore; studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij; bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën; përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit; punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë; kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
- të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse,
- të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
- të ketë të botuara së paku dy vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
- të ketë së paku 3 punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit;
- të njohë një gjuhë të huaj.
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
- Hulumtuesi i pavarur shkencor -merret me punë shkencore e profesionale të Degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
– të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në drejtimin përkatës;
– të ketë të regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse;
– të njohë një gjuhët të huaj në nivel të nevojshëm për komunikim;
– të ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master, jo më pak se 8 në secilën prej këtyre niveleve të studimeve.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje ose avancim në titullin bashkëpunëtor i lartë shkencor, duhet të dorëzojnë:
- Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
- Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
- Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
- Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).
- Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje-avancim në titullin hulumtues i pavarur shkencor, duhet të dorëzojnë:
– Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos pas zgjedhjes së fundit;
– Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore magjistër/master në fushën përkatëse;
– Nëse kandidati ka përfunduar studimet e magjistraturës/masterit jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHTI;
– Vërtetimin origjinal për regjistrimin e studimeve të doktoratës në fushën përkatës;
– Dëshminë nga Gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
– Certifikatë mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga nj institucion i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 14.02.2025.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Leave a comment
Your email address will not be published. Required fields are marked *