
Datë: 22.05.2025-ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË
ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË
I N S T I T U T I A L B A N O L O G J I K - P R I S H T I N Ë
Në bazë të neneve 30, 31, 33, dhe 35 të Ligjit për Veprimtari Kërkimore Shkencore nr: 04/l-135, nenit 12, 13, 15 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr 03/L-212, dhe Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:
KONKURS
ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE
I. DEGA E GJUHËSISË
- Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim)
- Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
DEGA E FOLKLORIT
- Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim)
- Dega e ETNOLOGJISË
-Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim)
Përshkrimi i punëve :
1. Këshilltari shkencor – merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të punës kërkimore –shkencore. Studion problemet që kërkojnë njohuri të gjithanshme teorike dhe metodologjike nga disiplina shkencore e tij apo disiplinat e afërta; Punon lidhur me pjesët më të rëndësishme të programit, u jep këshilla e udhëzime bashkëpunëtorëve në Degë, përcjell rezultatet më të reja nga fusha apo specializimi i tij më i ngushtë; punon rreth temave që shkruhen (përgatit trajtesa, studime , monografi nga dega e tij; përgatit referate apo kumtesa për sesionet shkencore ); studion materialet e mbledhura në Institut; dokumentet, periodikët, shtypin dhe literaturën e nevojshme në vend dhe në botën e jashtme; bën hulumtime në terren, individualisht apo në ekspedita në vend apo jashtë; punon rreth perfeksionimit shkencor në disiplinën përkatëse, përcjell literaturën shkencore dhe konsultohet me bashkëpunëtorët e rinj; punon rreth blejve, bën redaktimin kritik shkencor dhe shkruan parathëniet e blejve); trajton probleme metodologjike që kanë rëndësi të përgjithshme për realizimin e detyrave kërkimore, trajton në mënyrë teorike problemet e ndryshme me rëndësi të veçantë; udhëheq dhe koordinon punët e grupeve të ndryshme kërkimore –shkencore; vlerëson karakterin shkencor të projekteve të programeve të ndryshme; bën recensionet e punëve të kryera kërkimore në kuadër të Institutit; u ndihmon bashkëpunëtorëve të rinj në aftësimin e tyre në punën kërkimore-shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
Të këtë gradën e doktorit të shkencave i fushës përkatëse;
Të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor i lartë shkencor (profesor i asocuar);
Të ketë të botuara së paku tri vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
Të këtë së paku 5 punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga periudha përkatëse, tri (3) prej tyre pas zgjedhjes së fundit;
Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, pas zgjedhjes së fundit, së paku pesë (5) konferenca, nga te cilat dy (2) ndërkombëtare.
Aftësi për udhëheqje të projekteve kërkimore-shkencore dhe akademike.
Përshkrimi i punëve :
Bashkëpunëtori i lartë shkencor: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore, studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore, studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij, bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën, përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit, punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë, kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse;
të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
të ketë të botuara së paku dy vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
të ketë së paku 3 punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje-avancim në titullin këshilltar shkencor duhet të dorëzojnë:
Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime.
Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje ose avancim në titullin bashkëpunëtor i lartë shkencor, duhet të dorëzojnë:
Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 05.06.2025.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Leave a comment
Your email address will not be published. Required fields are marked *