![]()
I N S T I T U T I A L B A N O L O G J I K - P R I S H T I N Ë
Datë: 09.10.2025
Në bazë të neneve 30, 31, 33, dhe 35 të Ligjit për Veprimtari Kërkimore Shkencore nr: 04/l-135 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013), nenit 12, 13, 15 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik të datës 27.04.2015, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr 03/L-212, Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik dhe vendimit të Këshillit Shkencor të Institutit të datës 26.09.2026, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:
KONKURS
ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË
I. DEGA E HISTORISË
- Një bashkëpunëtori i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
Përshkrimi i punëve:
1. Bashkëpunëtori i lartë shkencor:merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore, studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara. Merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore, studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij, bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën, përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit, punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë, kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse;
të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
të ketë të botuara së paku dy vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
të ketë së paku 3 punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje, avancim në titullin bashkëpunëtor i lartë shkencor, duhet të dorëzojnë:
Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHTI-t;
Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 23.10.2025.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institutin Albanologjik - Prishtinë ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkurs për pozitën Një bashkëpunëtori i lartë shkencor në Degën e Histo...
