LOGO

I N S T I T U T I    A L B A N O L O G J I K    -   P R I S H T I N Ë

 


 

Datë: 29.01.2026

 

Në bazë të neneve 30, 31, 33, dhe 35  të Ligjit për Veprimtari Kërkimore Shkencore nr: 04/l-135 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013), nenit 12, 13 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik të datës 27.04.2015, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr 03/L-212, Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik dhe vendimit të Këshillit Shkencor të Institutit të datës 13.01.2026, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:

 

 

KONKURS

 

ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË

 

 

I. DEGA E GJUHËSISË 

- Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)

 

II. DEGA E LETËRSISË

  •   Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim) 

 

     III.  DEGA E HISTORISË 

Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim) 

 

IV. DEGA E FOLKLORIT

  •   Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim) 

 

 

Përshkrimi i punëve: 

 

1. Këshilltari shkencor – merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të punës kërkimore –shkencore. Studion problemet që kërkojnë njohuri të gjithanshme teorike dhe metodologjike nga disiplina shkencore e tij apo disiplinat e afërta; Punon lidhur me pjesët më të rëndësishme të programit, u jep këshilla e udhëzime bashkëpunëtorëve në Degë, përcjell rezultatet më të reja nga fusha apo specializimi i tij më i ngushtë;  punon rreth temave që shkruhen (përgatit trajtesa, studime , monografi nga dega e tij; përgatit referate apo kumtesa për  sesionet shkencore ); studion materialet e mbledhura në Institut; dokumentet, periodikët, shtypin dhe literaturën e nevojshme në vend dhe në botën e jashtme; bën hulumtime në terren, individualisht apo në ekspedita në vend apo jashtë; punon rreth perfeksionimit shkencor në disiplinën përkatëse, përcjell literaturën shkencore dhe konsultohet me bashkëpunëtorët e rinj; punon rreth blejve, bën redaktimin kritik shkencor dhe shkruan parathëniet e blejve); trajton probleme metodologjike që kanë rëndësi të përgjithshme për realizimin e detyrave kërkimore, trajton në mënyrë teorike problemet e ndryshme me rëndësi të veçantë; udhëheq dhe koordinon punët e grupeve të ndryshme kërkimore –shkencore; vlerëson karakterin shkencor të projekteve të programeve të ndryshme; bën recensionet e punëve të kryera kërkimore në kuadër të Institutit; u ndihmon bashkëpunëtorëve të rinj në aftësimin e tyre në punën kërkimore-shkencore. 

 

 

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për  Procedurat e  Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së  Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore: 

  

  • Të këtë gradën e doktorit të shkencave i fushës përkatëse; 

  • Të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor i lartë shkencor (profesor i asocuar); 

  • Të ketë të botuara së paku tri (3) vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit; 

  • Të këtë së paku pesë (5) punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga periudha përkatëse, tri (3) prej tyre pas zgjedhjes së fundit; 

  • Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, pas zgjedhjes së fundit, së paku pesë  (5) konferenca, nga te cilat dy (2) ndërkombëtare.  

  • Aftësi për udhëheqje të projekteve kërkimore-shkencore dhe akademike. 

 

Përshkrimi i punëve: 

 

  1.  Bashkëpunëtori i lartë shkencor: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore, studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara. Merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore, studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij, bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën, përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit,  punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë, kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.

 

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për  Procedurat e  Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së  Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:

 

  • Të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse; 
  • Të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent; 
  • Të ketë të botuara së paku dy (2) vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
  • Të ketë së paku tri (3) punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit.
  • Të ketë pjesëmarrje në konferencat kombëtare dhe ndërkombëtare, së paku tri (3) konferenca, nga të cilat një (1) ndërkombëtare;
  • Përvojë në projekte shkencore, të cilat janë të udhëhequra nga institucionet shkencore, akademike, universitare;
  • Aftësi për udhëheqje të projekteve kërkimore-shkencore dhe akademike. 

 

 

 

 

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

 

1. Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje,  rizgjedhje ose avancim në titullin: këshilltar shkencor duhet të dorëzojnë:

  • Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit; 

  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse, (për kandidatët që konkurrojnë për titullin bashkëpunëtor shkencor) 

  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i; 

  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë); 

  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).

 

2. Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje,  rizgjedhje ose avancim në titullin: bashkëpunëtor i lartë shkencor, duhet të dorëzojnë:

  • Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;

  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse; 

  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;

  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;

  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).

 

 

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 12.02.2026.

 

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi për zgjedhje rizgjedhje-avancim të punonjësve shkencorë në IA...