LOGO

I N S T I T U T I    A L B A N O L O G J I K    -   P R I S H T I N Ë

 


 

                                                                                                                               

Datë: 15.01.2026

 

Në bazë të neneve 30, 31, 33, dhe 35  të Ligjit për Veprimtari Kërkimore Shkencore nr: 04/l-135 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013), nenit 12, 13 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik të datës 27.04.2015, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr 03/L-212, Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik dhe vendimit të Këshillit Shkencor të Institutit të datës 13.01.2026, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:

 

 

KONKURS

 

PËR ZGJEDHJETË PUNONJËSVE SHKENCORË 

 

 

  1. DEGA E FOLKLORIT

     -  Një bashkëpunëtor shkencor 

 

 

Përshkrimi i punëve: 

 

Bashkëpunëtori shkencor - studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit  Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në Degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.  

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit Albanologjik, Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik:  

  • Të ketë gradën e doktorit të shkencave në fushën përkatëse;

  • Të ketë të botuar së paku një vepër shkencore autoriale nga institucionet shkencore;

  • Të ketë së paku një punim (1) shkencor të publikuara në revista shkencore relevante  kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse;

  • Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, së paku dy (2) konferenca, nga të cilat një (1) ndërkombëtare.

  • Të tregojë nivel të lartë kompetence e përvoje shkencore në fushën përkatëse që dëshmohet;

  • Të ketë rezultate të dëshmuara në sferën e kërkimeve shkencore;

  • Të njohë një gjuhët të huaj në nivel të nevojshëm për veprimtarinë kërkimore-shkencore.

     

 

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

 

  1.  Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje në titullin bashkëpunëtor shkencor duhet të dorëzojnë:

  • Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);

  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;

  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma duhet të jetë e nostrifikuar nga MASHTI;

  • Kopjen e letërnjoftimit;

  • Certifikatën e lindjes, jo më të vjetër se 6 muaj;

  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;

  • Certifikatën ose diplomën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucionet e akredituara për gjuhë të huaja.

 

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 29.01.2026.

 

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institutin Albanologjik - Prishtinë ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkurs për pozitë- Një bashkëpunëtor shkencor në Degën e FOLKLORIT