LOGO

I N S T I T U T I    A L B A N O L O G J I K    -   P R I S H T I N Ë

 


 

Datë: 03.12.2025

 

Në bazë të neneve 30, 31, 32, 33, 34 dhe 35  të Ligjit nr. 04/L-135 për Veprimtari Kërkimore-Shkencore (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013) nenit 12, 13, 14, 15 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr 03/L-212, dhe Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:

 

KONKURS

 

ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE

 

 

I. DEGA E GJUHËSISË 

-  Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)

 

  1. DEGA E FOLKLORIT

    -  Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)

     

     III. DEGA E HISTORISË 

-  Një hulumtues të pavarur shkencor (rizgjedhje)

-  Një hulumtues të pavarur shkencor - (rizgjedhje-avancim)

 

 

Përshkrimi i punëve: 

 

Bashkëpunëtori i lartë shkencor: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore, studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara. Merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore, studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij, bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën, përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit,  punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë, kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.

 

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:

  • të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse; 

  • të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent; 

  • të ketë të botuara së paku dy vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, një prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;

  • të ketë së paku 3 punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit.

 

 

Përshkrimi i punëve: 

 

Hulumtuesi i pavarur shkencormerret me punë  shkencore e profesionale të Degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.

 

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin  e Institutit:

  • Të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në drejtimin përkatës;

  • Të ketë të regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse;

  • Të njohë një gjuhët të huaj në nivel të nevojshëm për komunikim;

  • Të ketë notën mesatare në studimet bachelor dhe master, jo më pak se 8 në secilën

    prej këtyre niveleve të studimeve.

     

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

 

Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje ose avancim në titullin: bashkëpunëtor i lartë shkencor, duhet të dorëzojnë:

  • Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;

  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse; 

  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;

  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;

 

Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje ose avancim në titullin: hulumtues i pavarur shkencor kërkesës duhet bashkëngjitur këto dokumente:

 

  •   Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);

  •   Diplomën e studimeve bazike dhe të masterit, nga fusha përkatëse. Nëse kandidati ka mbrojtur masterin jashtë vendit, kërkohet që diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i);

  •   Vërtetimin se ka regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse; 

  •   Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj), për kandidatët që konkurrojnë për  herë të parë; 

  •   Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime; 

  •   Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.

 

 

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 17.12.2025.

 

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

Konkursi për zgjedhje, rizgjedhje-avancim të punonjësve shkencorë dhe ...