Cyber Monday: Save big on the Creative Cloud All Apps plan for individuals through 2 Dec

Students and teachers save a massive 71% on Creative Cloud All Apps

Black Friday and Cyber Monday 2023 Deals for Motion Designers, grab it now!

 

Adil Olluri lindi më 13. I. 1984 në Krojmir të Lipjanit. 

Ai shkruan prozë artistike dhe kritikë letrare. 

          Ka marrë pjesë në disa seminare e sesione shkencore dhe ka publikuar shkrime të ndryshme për kulturën dhe letërsinë në revista shkencore dhe letrare në Kosovë dhe Shqipëri. 

Adil Olluri është bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albanologjik-Prishtinë- Dega e Letërsisë dhe nga 01.06.2024 është zgjedhur sekretar shkencor i IAP.   

 

                   Është autor i dy romaneve: 

 

1. “Bartësi i shpirtrave të përzënë”, i botuar për herë të parë nga shtëpia botuese “Parnas”, Prishtinë, 2015, e ribotuar në Prishtinë nga shtëpia botuese “Artini”, 2019, si dhe i ribotuar sërish nga shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2020. 

2. “Vdekja e Omerit”, i botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2022.     

 

 

Libra me tregime: 

 

 

  1. “Shumë rrugë dhe një rënie” e botuar në vitin 2011 nga shtëpia botuese “Parnas”, Prishtinë, e ribotuar në vitin 2017 nga shtëpia botuese “Artini”, Prishtinë 

  2. “Kthimi i profetit”, e botuar nga shtëpia botuese “Armagedoni”, Prishtinë, 2019, 

  3. “Kthimi i babait”, përmbledhje me tregime të zgjedhura, e botuar nga shtëpia botuese “Onufri”, Tiranë, 2023.  

 

Libra studimorë: 

 

 

  1. “Trilogjia postmoderne”, monografi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2011, 

  2. “Romani postmodern shqiptar” e botuar nga “AIKD”, Prishtinë,  2011, e ribotuar nga Universiteti Evropian i Tiranës, UETpress, Tiranë, 2015, 

  3. “Fytyra e tiranisë: rrëfimi për diktaturën në romane bashkëkohore shqiptare”, monografi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2017, 

  4. “Shkrimtari polimorf”, monografi, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë,  2019, 

  5. “Pikëpjekje letrare”, përmbledhje studimore, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2023. 

  6. Në gjurmë të një shkrimtari të harruar: interpretim i romaneve të Hajdar Salihut”, monografi, Instituti Albanologjik, 2025 (në proces botimi). 

     

Libri i tij me tregime “Shumë rrugë dhe një rënie” është përkthyer në gjuhën italiane nga ana e shtëpisë botuese “Edizione Ensemble” në vitin 2016 dhe është promovuar në Panairin e Librit në Romë. 

 

Ka qenë mysafir i Goethe Institute në Panairin e Librit në Frankfurt, 2016, si dhe ka qenë pjesëmarrës në një sërë festivalesh ndërkombëtare të prozës artistike. 

 

Adil Olluri është fitues i çmimit ndërkombëtar për letërsi “Premio Ostana Internazionale 2018”, që jepet në qytetin e Ostanës, Itali. Ky shpërblim është përshëndetur nga presidenti i Italisë, Sergio Matarella. 

 

Po ashtu, është fitues i shpërblimit letrar të Asociacionit Ndërkombëtar të Esperantologëve, me seli në Bialystok të Polonisë, 2017. 

 

Tregimi i tij “Kthimi i babait” është përkthyer në gjuhën angleze, çeke, gjermane, italiane, hungareze, maqedonase, sllovene, serbe, bullgare, greke, esperanto dhe rome, duke u shndërruar në një nga tregimet më të përkthyera të letërsisë së tashme shqipe.

 

Adil Olluri është edhe fitues i Çmimit Kombëtar për veprën më të mirë studimore për vitin 2011, i ndarë nga MKRS për veprën “Romani postmodern shqiptar”. 

 

Ai ka botuar një punim studimor në revistën e rëndësishme sllovene “Apokalipsa”. Po ashtu, ka botuar punime shkencore edhe në revista të ndryshme akademike, vendore e ndërkombëtare, duke përfshirë edhe revistën “Library trends”, që botohet nga universiteti i rëndësishëm amerikan “John Hopkins University”, që është një nga universitetet më të rëndësishme botërore.   

 

Ka marrë pjesë në disa seminare e sesione shkencore dhe ka publikuar shkrime të ndryshme për kulturën dhe letërsinë në revista shkencore dhe letrare në Kosovë dhe Shqipëri. 

 

Adil Olluri ka qenë anëtar i Këshillit Drejtues të Teatrit Kombëtar të Kosovës. 

 

Ka qenë koordinator i përgjithshëm i disa projekteve hulumtuese të realizuara nga Qendra për Kulturë dhe Edukim “Sheshi”. Projektet e koordinuara janë: