Cyber Monday: Save big on the Creative Cloud All Apps plan for individuals through 2 Dec

Black Friday and Cyber Monday 2023 Deals for Motion Designers, grab it now!

Students and teachers save a massive 71% on Creative Cloud All Apps

IMG-20241226-WA0000 (1)Prof. asoc. dr. Abdurrahim MAXHUNI (1985) është doktor i shkencave në gjuhësi; bashkëpunëtor i lartë shkencor në Degën e Gjuhësisë, në Institutin Albanologjik, Prishtinë. Ka qenë i angazhuar asistent e profesor në Universitet të ndryshme në Kosovës (Gjilan, Gjakovë, Prishtinë). Është shef i Degës së Gjuhësisë në Institutin Albanologjik; është kryeredaktor i revistën “Gjuha shqipe”, organ i Institutit Albanologjik, që merret me çështje teorike e praktike të kulturës së gjuhës e të shqipes standarde në përgjithësi. Ka qenë anëtar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave filologjike (2019-2022). Është hartues në Fjalorin e Madh të Gjuhës Shqipe, Akademia e Shkencave e Shqipërisë.

Deri më tani, përveç dhjetëra pjesëmarrjeve në konferenca kombëtare e ndërkombëtare dhe botimeve në revista të ndryshme shkencore, si “Gjurmime Albanologjike”, “Studime filologjike”, “Gjuha shqipe”, “Albanologji”, “Albanologjia,International Journal of Albanology” etj., ka botuar këto vepra:

  1. Vështrim mbi leksikun dhe frazeologjinë e Vushtrrisë me rrethinë, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2017, ISBN 978-9951-24-043-7.

  2. Terminologjia e kompjuteristikës në gjuhën shqipe, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2020, ISBN 978-9951-24-108-3.

  3. Bibliografi e revistës “Gjuha shqipe” (1982-2022), bibliografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2022, ISBN 978-9951-24-156-4.

  4. Rreth leksikut terminologjik islam në gjuhën shqipe, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2023, 978-9951-24-174-8.

  5. Fjalor dialektor i së folmes shqipe të Vushtrrisë, fjalorInstituti Albanologjik, Prishtinë, 2024, ISBN 978-9951-24-195-3.

  6. Studime gjuhësore, përmbledhje punimesh, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2025, ISBN 978-9951-24-215-8. 

  7. “Gjurmime albanologjike”, seria e shkencave filologjike (1962-2022), bibliografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2025, ISBN 978-9951-24-222-6.

  8. Fjalor i Madh i Gjuhës Shqipe, fjalorAkademia e Shkencave e ShqipërisëTiranë.

Prof.dr.Abdurrrahim MAXHUNI, CV