I N S T I T U T I A L B A N O L O G J I K - P R I S H T I N Ë
Datë: 02.11.2026
Në bazë të neneve 30, 31, 33, dhe 35 të Ligjit për Veprimtari Kërkimore Shkencore nr 04/l-135 (Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës, nr. 11/02 maj 2013), nenit 12, 13 dhe 16 të Statutit të Institutit Albanologjik të datës 27.04.2015, nenit 8 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212, Rregullores për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik dhe vendimit të Këshillit Shkencor të Institutit të datës 20.10.2026, Institutit Albanologjik - Prishtinë, shpall:
KONKURS
ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË
I. DEGA E GJUHËSISË
- Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim)
- Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje-avancim)
II. Dega e ETNOLOGJISË
- Bashkëpunëtori i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
Përshkrimi i punëve:
1. Këshilltari shkencor – merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të punës kërkimore–shkencore. Studion problemet që kërkojnë njohuri të gjithanshme teorike dhe metodologjike nga disiplina shkencore e tij apo disiplinat e afërta; punon lidhur me pjesët më të rëndësishme të programit, u jep këshilla e udhëzime bashkëpunëtorëve në degë, përcjell rezultatet më të reja nga fusha apo specializimi i tij më i ngushtë; punon rreth temave që shkruhen (përgatit trajtesa, studime, monografi nga dega e tij; përgatit referate apo kumtesa për sesionet shkencore); studion materialet e mbledhura në Institut: dokumentet, periodikët, shtypin dhe literaturën e nevojshme në vend dhe në botën e jashtme; bën hulumtime në terren, individualisht apo në ekspedita në vend apo jashtë; punon rreth perfeksionimit shkencor në disiplinën përkatëse, përcjell literaturën shkencore dhe konsultohet me bashkëpunëtorët e rinj; punon rreth blejve, bën redaktimin kritik shkencor dhe shkruan parathëniet e blejve; trajton probleme metodologjike që kanë rëndësi të përgjithshme për realizimin e detyrave kërkimore; trajton në mënyrë teorike problemet e ndryshme me rëndësi të veçantë; udhëheq dhe koordinon punët e grupeve të ndryshme kërkimore –shkencore; vlerëson karakterin shkencor të projekteve të programeve të ndryshme; bën recensionet e punëve të kryera kërkimore në kuadër të Institutit; u ndihmon bashkëpunëtorëve të rinj në aftësimin e tyre në punën kërkimore-shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
- Të ketë gradën e doktorit të shkencave në fushën përkatëse;
- Të ketë të botuara së paku tri vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, njëra prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
- Të ketë së paku 5 punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, tri (3) prej tyre pas zgjedhjes së fundit;
- Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, së paku pesë (5) konferenca pas zgjedhjes së fundit, dy (2) prej të cilave ndërkombëtare.
- Aftësi për udhëheqje të projekteve kërkimore-shkencore dhe akademike;
- Të njohë një gjuhë të huaj.
2. Bashkëpunëtori i lartë shkencor - merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore, studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore; studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij, bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën, përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit, punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë, kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
- Të ketë gradën shkencore doktor i shkencave në fushën përkatëse;
- Të ketë të botuara së paku dy (2) vepra shkencore autoriale nga institucionet shkencore, njëra prej të cilave pas zgjedhjes së fundit;
- Të ketë së paku tri (3) punime shkencore të publikuara në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse, dy (2) prej tyre pas zgjedhjes së fundit.
- Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, së paku tri (3) konferenca, nga të cilat një (1) ndërkombëtare;
- Të ketë përvojë në projekte shkencore, të cilat janë të udhëhequra nga institucionet shkencore, akademike, universitare;
- Të ketë aftësi për udhëheqje të projekteve kërkimore-shkencore dhe akademike.
3. Bashkëpunëtori shkencor - studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse; punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën; përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore; bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve; punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse; merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me Ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin për Veprimtari Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Rregulloren për Procedurat e Zgjedhjes dhe Rizgjedhjes së Punonjësve Shkencorë dhe Hulumtuesve në Institutin Albanologjik, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore:
- Të ketë gradën e doktorit te shkencave në fushën përkatëse;
- Të ketë të botuar së paku një vepër shkencore autoriale nga institucionet shkencore;
- Të ketë së paku një punim (l) shkencor të publikuar në revista shkencore relevante kombëtare dhe ndërkombëtare nga fusha përkatëse;
- Të ketë pjesëmarrje në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, së paku dy (2) konferenca, nga të cilat një (l ) ndërkombëtare.
- Të tregojë nivel të lartë kompetence e përvoje shkencore për fushën përkatëse (gjuhësi,) që dëshmohet;
- Të ketë rezultate të dëshmuara në sferën e kërkimeve shkencore.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
1. Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje ose avancim në titullin: këshilltar shkencor duhet të dorëzojnë:
- Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
- Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse.
- Dëshminë se ka qenë i zgjedhur në titullin paraprak shkencor (bashkëpunëtor i lartë shkencor), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.
- Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASH-i;
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë);
- Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).
2. Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje, rizgjedhje ose avancim në titullin: bashkëpunëtor i lartë shkencor dhe bashkëpunëtor shkencor, duhet të dorëzojnë:
- Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
- Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
- Dëshminë se ka qenë i zgjedhur në titullin paraprak shkencor (bashkëpunëtor shkencor ose hulumtues i pavarur shkencor), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.
- Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASH-i;
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
- Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 16.11.2026.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, nr: 93, Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
Kliko këtu për hapjen e dokumentit
Konkursi për zgjedhje rizgjedhje-avancim të punonjësve shkencorë në IAP-2026.pdf