INSTITUTI ALBANOLOGJIK

Ylberza Halili

Phone: (+383)38 220 822

Ylberza Halili ka lindur më 14 nëntor 1984 në Prishtinë. Arsimin fillor, të mesëm të ulët dhe gjimnazin “Sami Frashëri” i ka përfunduar në Prishtinë. Studimet Bachelor i kreu në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe, si dhe në degën e Gjuhës Angleze. Studimet Master i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e Letërsisë Shqipe, në të njëjtin universitet. Në vitin 2014 mori pjesë në Shkollën Verore të Konicës, të mbajtur në Konicë, me prezantimin “Albanian’s Daily Life in Konitsa” (26 korrik – 8 gusht 2014). Në qershor të vitit 2025 përfundoi studimet e Doktoratës në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, me temën “Intertekstualiteti në përrallat e Donat Kurtit”. Ka marrë pjesë në konferenca të shumta kombëtare dhe ndërkombëtare, si dhe ka botuar recensione dhe punime shkencore në revista të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, kryesisht në fushën e folklorit. Është autore e monografisë shkencore “Grafitet në folklor”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Gjithashtu, ka përkthyer në gjuhën shqipe disa studime shkencore nga gjuha angleze, të botuara në revistën shkencore Gjurmime Albanologjike. Ka qenë hartuese e zërave në Fjalorin Enciklopedik dhe ka përgatitur njërin vëllim të kompletit të veprave të Anton Çettës, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës. Fusha kryesore e interesimit të saj shkencor përfshin folklorin, letërsinë gojore, kujtesën kolektive dhe trashëgiminë kulturore. Jeton dhe vepron në Prishtinë.