Adelinë Selmani (1992) është hulumtuese e pavarur shkencore në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ajo ka përfunduar studimet bachelor dhe master në departamentin e Gjuhës Shqipe të Fakultetit të Filologjisë, në Universitetin e Prishtinës, si dhe ka doktoruar me temën "Onomatopetë dhe pasthirrmat në gjuhën shqipe", në fushën e gjuhësisë, në po këtë Universitet. Ka qenë e angazhuar si asistente në Fakultetin e Edukimit në vitin 2018/2019, ndërsa është e angazhuar si asistente në Fakultetin e Filologjisë të Universitet të Prishtinës që nga viti 2017. Pesë vjet ka punuar si profesore e gjuhës shqipe për të huajt, në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Ka qenë trajnere e mësimdhënësve të gjuhës shqipe dhe letërsisë, në kuadër të SBAShK-ut, në vitin 2019, po ashtu, bashkëpunëtore në nëngrupin e leksikut të autorëve letrarë për “Fjalorin e madh të gjuhës shqipe”, bashkëpunim i Institutit Albanologjik të Prishtinës dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (2021- 2023). Kurse nga viti 2019 është redaktore gjuhësore, e për tri vjet rresht ka qenë redaktore përgjegjëse e të gjitha botimeve të shtëpisë botuese “Dukagjini”, përfshirë këtu tekstet shkollore për klasat 1-12 dhe serinë e lektyrave shkollore, të cilën edhe e drejton. Njëherësh është sekretare e redaksisë së revistës “Gjuha shqipe”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Që nga viti 2020 është e angazhuar si eksperte lëndore për hartimin e kërkesave të gjuhës shqipe të testit të arritshmërisë, në MAShTI. Ka botuar punime shkencore në revista vendore e ndërkombëtare, një kapitull si bashkautore për “Onomatopenë në gjuhën shqipe” në librin “Onomatopeia in the World`s Language” me botues prestigjioz - De Gruyter, njëherësh është autore e 5 zërave të fushës së albanologjisë në veprën “Fjalori enciklopedik i Kosovës”, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, 2018, e një monografie – “Onomatopeja dhe pasthirrma në gjuhën shqipe”, 2025, botuar nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, si dhe e dy librave me poezi. Po ashtu, është bashkautore në tekste shkollore, si:
- Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (niveli i tretë) , “Dukagjini” dhe “Albas” (Tekste shkollore për nivelin e tretë, të lejuara për përdorim në diasporë, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë në Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit, Rinisë në Shqipëri), autorë: Selmani, A. Petro, R. Pepivani, N. Pozhegu, S., Kosovë, Shqipëri, (libri bazë dhe fletorja e punës) 2025;
- Gjuha shqipe 8A, “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën VIII të shkollës së mesme të ulët, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani, A., Rugova B., Pozhegu S., Zekaj, F., 2024;
- Gjuha shqipe 8B, “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën VIII të shkollës së mesme të ulët, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani, A., Rugova B., Pozhegu S., Zekaj, F., 2024;
- Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (niveli i dytë) , “Dukagjini” dhe “Albas” (Tekste shkollore për nivelin e dytë, të lejuara për përdorim në diasporë, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë në Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit, Rinisë në Shqipëri), me autorë: Selmani, A. Petro, R. Pepivani, N. Pozhegu, S., Shehri Dh., Nixha Dh. Kosovë, Shqipëri, (libri bazë dhe fletorja e punës) 2023;
- Gjuha shqipe 9A “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën VIII të shkollës së mesme të ulët, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani, A., Paçarizi P., Blakaj, A. 2022;
- Gjuha shqipe 9B, “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën VIII të shkollës së mesme të ulët, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani, A., Paçarizi P., Blakaj A. 2022;
- Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare (niveli i parë) , “Dukagjini” dhe “Albas” (Tekste shkollore për nivelin e parë, të lejuara për përdorim në diasporë, sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë në Kosovë dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit, Rinisë në Shqipëri), me autorë: Selmani, A. Petro, R. Pepivani, N. Pozhegu, S., Mëniku L., Nixha Dh. Kosovë, Shqipëri, (libri bazë dhe fletorja e punës) 2021;
- Gjuha shqipe dhe letërsia 10, “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën X të shkollës së mesme të lartë, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani, A., Paçarizi Rr., Krasniqi M. (Libri bazë), 2019;
- Gjuha shqipe dhe letërsia 10, “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën X të shkollës së mesme të lartë, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani, A., Paçarizi Rr., Krasniqi M. (Fletore pune), 2019;
- Gjuha shqipe 7 , “Dukagjini” (Tekst shkollor për klasën VII të shkollës së mesme të ulët, i lejuar për përdorim sipas vendimit të Ministrisë së Arsimit, të Shkencës e të Teknologjisë), autorë: Selmani A., Paçarizi P. (libri bazë) 2019.