Lindi në Gjakovë, ku përfundoi arsimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 2007 kreu studimet themelore në Akademinë e Arteve në Tiranë, Fakulteti i Muzikës, dega Muzikologji. Në vitin 2014 përfundoi Masterin Shkencor në Qendrën e Studimeve Albanologjike, Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, në degën Etnologji–Folklor, me specializim në Etnomuzikologji. Në vitin 2021 mbrojti doktoraturën në Universitetin e Gazit në Ankara, në Institutin e Shkencave Sociale, në programin e Folklorit Turk, me specializim në Etnomuzikologji. Fusha e tij kërkimore përfshin praktikat muzikore të hapësirës ballkanike, traditat muzikore shqiptare, raportet ndërmjet muzikës dhe kulturës, si dhe dimensionet artistike e socio-kulturore të shprehjeve muzikore. Ka prezantuar punime shkencore në konferenca, sesione dhe simpoziume kombëtare e ndërkombëtare. Është përgjegjës dhe kryeredaktor i revistës shkencore “Journal of Kosovo in Music and Culture”. Është autor dhe bashkautor i disa monografive dhe përmbledhjeve studimore, ndër të cilat: Muzika në reflekset e kohës, përmbledhje punimesh, Erpoprint, Gjakovë, 2007. Gjakova brenda muzikës, monografi, Erpoprint, Gjakovë, 2010. Dasma në qytetin e Gjakovës, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015. Tradita e muzikës sufiste në Kosovë, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2022. Critical Observations from Ethnomusicology, përmbledhje punimesh në gjuhën angleze, Eliva Press, Moldavi, 2023. Gjurmë të Qamilit të Vogël në muzikë, monografi në bashkautorësi me Bestar Vulën, Artini, Prishtinë, 2024. Esat Bicurri në përjetësi, monografi, Artini, Prishtinë, 2025.