INSTITUTI ALBANOLOGJIK

Dr. Sejdi M. Gashi

Prof. asoc. dr. Sejdi M. GASHI

Bashkëpunëtor i lartë shkencor

 

Kontakt:

E-mail: sgashi.iap@gmail.com

sejdi.m.gashi@rks-gov.net

Cel: +383 44 462 890

Adresa: Rr. “Eqrem Çabej” nr.93

Prishtinë, 10000

Republika e Kosovës

 

U lind më 30.01. 1985 në Prigodë të Istogut. Shkollimin fillor e kreu në Llukavc të Begut, ndërsa atë të mesëm në Istog. Studimet universitare, themelore dhe master, i përfundoi në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prishtinës. Krahas studimeve për gjuhësi, në vitin 2008 u diplomua në Shkenca Politike dhe Administratë Publike në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës.

Në vitin 2018 fitoi gradën e doktorit të shkencave në Universitetin e Evropës Juglindore në Shkup, në Fakultetin e Gjuhëve, Kulturave dhe Komunikimit.

Gjatë viteve 2004-2010 punoi si gazetar në gazetat e përditshme “Kosova Sot” dhe “Koha Ditore”.

Gjatë viteve 2006-2008 ishte anëtar i grupit “Youth Voices Kosova” në zyrën e Bankës Botërore në Prishtinë.

-Gjatë viteve 2009-2020 punoi si mësimdhënës i gjuhës dhe i letërsisë shqipe në shkollën “Zenit”, në gjimnazin “Sami Frashëri” në Prishtinë si dhe në gjimnazin “The Britisch School of Kosova”.

Gjatë viteve 2018-2024 punoi si mësimdhënës dhe ligjërues në këto institucione të arsimit të lartë:

  • Kolegji “Heimerer”, Programi i Logopedisë (2018-2022);
  • Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Programi fillor (2019-2020);
  • Fakulteti i Filologjisë i Universitetit “Fehmi Agani” në Gjakovë (2021-2022);
  • Kolegji UBT, Fakulteti Juridik (2022-vijon).
  • Shtëpia Botuese “Dukagjini- Konsulent profesional  (2022-vijon)

 

Gjatë viteve 2021-2023 u angazhua në MAShTI si recensent i disa teksteve shkollore të gjuhës shqipe: Gjuha shqipe 8 (2021), Gjuha shqipe 9 (2022) dhe Gjuha shqipe 5 (2023).

Në vitin 2022 u zgjodh anëtar dhe hartues në grupin e punës për hartimin e Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe.

Gjatë viteve 2020-2024 ishte anëtar i redaksisë së revistës “Gjuha shqipe” të Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Në vitin 2024 u zgjodh redaktor i revistës “Gjurmime albanologjike - Seria e shkencave filologjike”, botim i Institutit Albanologjik të Prishtinës.

Me kumtesa dhe kontribute shkencore ka marrë pjesë në shumë konferenca, simpoziume e kongrese kombëtare dhe ndërkombëtare të mbajtura në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Bullgari, Hungari, Turqi, Austri, Gjermani, Zvicër, Francë, Angli, SHBA, Itali.

Veprimtaria e tij shkencore përfshin mbi 120 punime shkencore, trajtesa, recensione dhe vështrime nga fusha e gjuhësisë dhe e albanologjisë në përgjithësi.

 

Botimet:

Në vitin 2011 botoi vëllimin poetik Përjetësisht.

Gjatë viteve 2012-2024 botoi këta libra shkencorë:

  • Trajtime mbi gjuhën shqipe, Prishtinë, 2012;
  • Areali gjuhësor i Istogut me rrethinë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2018;
  • Koha e ardhme e foljes në gjuhën shqipe (Lidhjet mes kohës, aspektit e modalitetit), Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2019;
  • Fjalor i mikrotoponimisë së Istogut, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2020;
  • Shenjat e pikësimit në fletoret e punës së gjuhës shqipe (klasat 1-5), “Dukagjini”, Prishtinë, 2022;
  • Shqyrtime gjuhësore, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2023;
  • Çështje sociolinguistike të terminologjisë në mediet e Kosovës dhe të Shqipërisë, Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2024.

Që nga prilli i vitit 2012 është punonjës shkencor në Degën e Gjuhësisë të Institutit Albanologjik të Prishtinë. Aktualisht ka gradën e bashkëpunëtorit të lartë shkencor në Degën e Gjuhësisë.

 

Prishtinë, më 22 shtator 2026