Datë 28.12.2022: Konkurs -Rizgjedhje-Avancim të punonjësve shkencorë

Instituti Albanologjik i Prishtinës, shpall

K O N K U R S

RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË

I.  DEGA E HISTORISË

  • Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim)
  • Një hulumtues të pavarur shkencor- Sektori i Arkeologjisë (avancim)
  • Një hulumtues shkencor – Sektori i Arkeologjisë  (avancim)

II. DEGA GJUHËSISË

  • Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)

Përshkrimi i punëve:

Këshilltari shkencor – merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të punës kërkimore –shkencore. Studion problemet që kërkojnë njohuri të gjithanshme teorike dhe metodologjike nga disiplina shkencore e tij apo disiplinat e afërta; Punon lidhur me pjesët më të rëndësishme të programit, u jep këshilla e udhëzime bashkëpunëtorëve në degë, përcjell rezultatet më të reja nga fusha apo specializimi i tij më i ngushtë;  punon rreth temave që shkruhen (përgatit trajtesa, studime, monografi nga dega e tij; përgatit referate apo kumtesa për  sesionet shkencore ); studion materialet e mbledhura në Institut; dokumentet, periodikët, shtypin dhe literaturën e nevojshme në vend dhe në botën e jashtme; bën hulumtime në terren, individualisht apo në ekspedita në vend apo jashtë; punon rreth perfeksionimit shkencor në disiplinën përkatëse, përcjell literaturën shkencore dhe konsultohet me bashkëpunëtorët e rinj; punon rreth blejve, bën redaktimin kritik shkencor dhe shkruan parathëniet e blejve). trajton probleme metodologjike që kanë rëndësi të përgjithshme për realizimin e detyrave kërkimore, trajton në mënyrë teorike problemet e ndryshme me rëndësi të veçantë. udhëheq dhe koordinon punët e grupeve të ndryshme kërkimore –shkencore; vlerëson karakterin shkencor të projekteve të programeve të ndryshme; bën recensionet e punëve të kryera kërkimore në kuadër të Institutit; u ndihmon bashkëpunëtorëve të rinj në aftësimin e tyre në punën kërkimore-shkencore .

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit: 

  • të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse;
  • të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor  i lartë shkencor ose përkatësisht profesor i asocuar;
  • të ketë arritur një shkallë të lartë  të pjekurisë shkencore që dëshmohet përmes veprave të botuara (së paku tri studime monografike) me rëndësi të veçantë për degën me të cilën merret, si dhe punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it për vlerësimin e veprimtarisë shkencore.
  • të arrijë kuotën prej së paku 150-200 pikëve të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.
  •  

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje-avancim në titullin këshilltar shkencor duhet të dorëzojnë:

  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha e historisë, (për kandidatët që konkurrojnë për titullin bashkëpunëtor shkencor)
  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë);
  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).

Përshkrimi i punëve

Hulumtues i pavarur shkencor – Merret me punë shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, si  dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006:

  • të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në arkeologji;
  • të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, në fushën përkatëse
  • të njohë një gjuhët të huaj,
  • të arrijë kuotën prej së paku 25-40 pikëve të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

Kandidatët që konkurrojnë për avancim në titullin hulumtues i pavarur shkencor kërkesës duhet bashkëngjitur këto dokumente:

  • Diplomën e studimeve bazike dhe të masterit, nga fusha përkatëse. Nëse kandidati ka mbrojtur masterin jashtë vendit, kërkohet që diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i);
  • Vërtetimin se ka regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse;
  • Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.

Përshkrimi i punëve:

Hulumtues shkencor – merr pjesë në punën kërkimore-shkencore, studion materialet e mbledhura në fondin e Institutit (dokumentet, periodikun, shtypin dhe literaturën e nevojshme), bën hulumtime në terren në vend dhe jashtë; punon rreth sistematizimit, klasifikimit, seleksionimit të lëndës së mbledhur; inkuadrohet në përgatitjen e blejve të materialeve apo dokumenteve; punon rreth prefeksionimit në degën përkatëse. 

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit:

  • të kenë të kryer studimet përkatëse themelore nga fusha e arkeologjisë, me notë mesatare mbi tetë;
  • të kenë gradën master shkencor në fushën e arkeologjisë;
  • mos të kenë më shumë se 27 vjet, (nëse zgjidhet për herë të parë);
  • të arrijë kuotën prej së paku 15-20 pikëve të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.
  • të njohë një gjuhë të huaj.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

Kandidatët që konkurrojnë për avancim në titullin hulumtues shkencor kërkesës duhet bashkëngjitur këto dokumente:

  • Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);
  • Diplomën e studimeve bazike dhe të masterit, nga fusha përkatëse;
  • Nëse kandidati ka mbrojtur masterin jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  • Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.

Përshkrimi i punëve:

Bashkëpunëtori i lartë shkencor: merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore; studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore; studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij; bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën; përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit;  punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen  dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë;  kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, 20/2006:

  • të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
  • të ketë vepra të botuara shkencore (së paku dy studime monografike) të cilat janë të vlerësuara si kontribut shkencor për fushën me të cilën merret;
  • të ketë punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore të njohura në vend dhe në botë prej së paku 100–150 pikëve, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it  20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore, si dhe akteve të tjera ligjore ne fuqi.
  • të njohë një gjuhë të huaj.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titullin bashkëpunëtor i lartë shkencor, duhet të dorëzojnë:

  • biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  • Dëshminë se ka qenë i zgjedhur në titullin paraprak shkencor (bashkëpunëtor shkencor ose hulumtues i pavarur shkencor), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes 28.12.2022, përkatësisht deri më 11.01.2023.

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.