Datë: 25.10.2022 Konkurs-Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)

INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS, shpall

K O N K U R S

RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË

I. DEGA E ETNOLOGJISË

  • Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)
    PËRSHKRIMI I PUNËVE:
    Bashkëpunëtori shkencor – studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon
    në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e
    botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit
    Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin,
    seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth
    perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve
    përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve
    profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
    KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë
    edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-
    135, si dhe me Statutin e Institutit:
  • të kenë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha e Etnologjisë;
  • të kenë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim
    monografik;
    të arrijnë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në
    publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it,
    nr. 20/2006, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.
  • të njohë një gjuhë të huaj.
    Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
  1. Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titujt bashkëpunëtor shkencor
    duhet të dorëzojnë:
  • biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas
    zgjedhjes së fundit;
  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha e
    etnologjisë;
  • Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga
    MASHT-i;
  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë
    për herë të parë);
  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të
    huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes 25.10.2022, përkatësisht deri më 08.11.2022.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në
adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve
që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.