Datë:22.03.2022 – KONKURS RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE

Instituti Albanologjik i Prishtinës, shpall

K O N K U R S

RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE

  1. DEGA E HISTORISË

– Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)

– Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje-avancim)

  1. DEGA GJUHËSISË

–  Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje-avancim)

  1. DEGA E FOLKLORITË
  2.  Hulumtues i pavarur (rizgjedhje)

Përshkrimi i punëve:

  1. Bashkëpunëtori i lartë shkencor:merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore; studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore;studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij; bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën; përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit;  punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen  dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë;  kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, 20/2006:

  • të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse,
  • të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
  • të ketë vepra të botuara shkencore (së paku dy studime monografike) të cilat janë të vlerësuara si kontribut shkencor për fushën me të cilën merret;
  • të ketë punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore të njohura në vend dhe në botë prej së paku 100150 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it  20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore, si dhe akteve të tjera ligjore ne fuqi.
  • të njohë një gjuhë të huaj.
  • Bashkëpunëtori shkencor – studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit  Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit: 

  • të kenë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha e historisë dhe gjuhësisë
  • të kenë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim monografik;

të arrijnë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.

  • Hulumtuesi i pavarur shkencor -merret me punë  shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, me Statutin të Institutit, e me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, nr. 20/2006, si  dhe me aktet tjera juridike të MASHT-it, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore.

  • të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në fushën e folklorit;
  • të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, në fushën përkatëse
  • që nuk ka më shumë se 35 vjet, (nëse zgjidhet për herë të parë)
  •      të njohë një gjuhët të huaj,
  •     të arrijë kuotën prej së paku 40 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006, si  dhe me aktet tjera juridike të MASHT-it, për vlerësimin e punës kërkimore shkencore.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  1. Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titujt bashkëpunëtor i lartë shkencor ose bashkëpunëtor shkencor duhet të dorëzojnë:
  2. biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
  3. Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha e historisë dhe gjuhësisë , (për kandidatët që konkurrojnë për titullin bashkëpunëtor shkencor)
  4. Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  5. Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë);
  6. Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  • Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje në titullin hulumtues i pavarur shkencor në  Degën e Folklori, duhet të dorëzojnë:
  • Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos pas zgjedhjes së fundit;
  • Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore magjistër në fushën përkatës (etnomuzikologji);
  • Nëse kandidati ka mbrojtur magjistraturën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  • Vërtetimin origjinal për regjistrimin e studimeve të doktoratës në fushën e folklorit
  • Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
  • Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes 22.03.2022, përkatësisht deri më 05.04.2022.

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.