DATË:17.11.2021 KONKURS PËR ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË

DEGA E GJUHËSISË
• Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)
DEGA E FOLKLORIT – SEKTORI I ETNOMUZIKOLOGJISË
• Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje-avancim)
Përshkrimi i punëve
Bashkëpunëtori shkencor – studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit  Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit: 
• të kenë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha e gjuhës shqipe (për Degën e Gjuhësisë) dhe doktor I shkencave etnomuzikologjike (për Degën e Folklorit);
• të kenë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim monografik;
• të arrijnë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore Në fushën përkatëse të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.
• të njohë një gjuhë të huaj.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
1. Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titullin bashkëpunëtor shkencor ose bashkëpunëtor shkencor, duhet të dorëzojnë:
2. biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
3. Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha përkatëse;
4. Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
5. Dëshminë se ka qenë i zgjedhur në titullin paraprak shkencor (bashkëpunëtor shkencor ose hulumtues i pavarur shkencor), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.
6. Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
7. Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.