Ma. Visar Munishi

U linda më 23 tetor të vitit 1985 në Prishtinë

Shkollën fillore, e kam kryer në vendlindje. Krahas shkollës fillore, kam vijuar edhe shkollën e ulët të muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë.

 Shkollën e mesme të muzikës “Prenk Jakova” e kam mbaruar në Prishtinë.

 Studimet i kam mbaruar në degën e Etnologjisë në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës. 

·         Nga viti 2003 e deri tash kam marrë pjesë në dhjetra ekspedita grupore me Profesorët e nderuar

Prof.dr. Ukë Xhemaj dhe, Prof.dr. Rexhep Munishi. Poashtu kam dalë edhe në shumë ekspedita individuale. Në këtë mënyrë përveç përvojës së fituar kam grumbulluar edhe

        materiale karakteresh të ndryshme nga tradita etnomuzikore

·         Xhirues – Intervistues

Regjistrimi, Filmimi i Subjekteve

Anketimi I subjekteve

Fotografimi I subjekteve etj.

Kam krijuar arkivin individual me materiale audio, audio-vizuele, fotografi e të dhëna të shumta nga tradita etnomuzikore shqiptare.

·         2007 – 2008         Muzeu Etnologjik “Emingjiku”, Prishtinë

Asistent

Gjatë kësaj periudhe kam punuar si asistent i dy profesorëve,Prof.dr. Ukë Xhemaj, etnolog, dhe Prof.dr. Rexhep Munishi, etnomuzikolog të cilëve ju kam ndihmuar rreth hapjes së muzeut Etnologjik të Prishtinës, dhe njëkohsisht organizator në programin e hapjes së këtij muzeu.

·         Një periudhë 4 vjeçare kam punuar si menaxher marketingu në një nga kompanitë më të mëdha në Kosovë.

·         Që nga prilli i vitit 2012, jam i punësuar në Institutin Albanologjik të Prishtinës si Hulumtues Shkencorë, në degën e Folklorit në sektorin e Etnomuzikologjisë.

·         Njëkohësisht jam duke vazhduar studimet e Master Shkencorë pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimeve të Artit, që është në kuadër të Qendrës për Studime Albanologjike në Tiranë. Tema e masterit do të jetë: “Mjeshtria e punimit të çiftelisë dhe sharkisë në Kosove”

Punë studimore:

 “Për një subjekt të shquar të kulturës etnomuzikore (Shaqir Hoti)”

   Kumtesë e lexuar në Aktivitetin Shkencor” Java e Albanologjisë, organizuar nga IAP

“Kontributi hulumtues i etnomuzikologut BAHTIR SHEHOLLI”

 kumtesë e paraqitur për Javen e Albanologjisë, IAP, 2011

“Për disa dukuri të trashëgimisë etnomuzikore shqiptare në Kosovë – Kumtesë e paraqitur në   konferencën shkencore gjithëkombëtare “IDENTITET KULTUROR SHQIPTAR NË 100 VJET” organizuar nga IAKSA, Tetor 2012,

“Çiftelitë e nëntorit 2012 – Simbol e simbolikë moralizuese”
 Pjesëmarrës me punim shkencor ne revistën ndërkombëtare “Gjurmime Albanologjike” nr. 41

“Dhuratë 100 vjetorit të pavarësisë”
 Vaso S. Tole,“100 Këngë, himne dhe marshe patriotike shqiptare”
 Recension i paraqitur në “Gjurmime Albanologjike” nr. 41

“Personalitet i vecantë i kultivimit të trashëgimisë etnomuzikore”

 Botim i vecantë në dorëshkrim që planifikohet të botohet në këtë vit (2013)
 (Monografi për Shaqir Hotin)

Kontakti:   E-mail: visarmunishi@gmail.com