Prof. dr. Arbnora Dushi

E lindur më 1972 në Mitrovicë, ku edhe i bëri vitet e para të shkollimit fillor, në vitin 1983 me familje u transferua në Prishtinë, dhe e vazhdoi shkollën fillore. Në Prishtinë e kreu edhe të mesmen, në Gjimnazin “Sami Frashëri”. Studimet universitare i bëri në Degën e Letërsisë shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë universitet i vazhdoi edhe studimet pasuniversitare dhe në vitin 2001 e mbrojti temën e magjistraturës me titull “Elemente të epikës gojore shqiptare në prozën e Ismail Kadaresë”. Në vitin 2009, po në Universitetin e Prishtinës, e mbrojti temën e doktoraturës me titull “Rrëfimi personal si një lloj i letërsisë gojore”.

Prej vitit 1997 punon në Degën e Folklorit në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë. Merret me studimin e vlerave të traditës sipas metodave hulumtuese të folkloristikës moderne. Është e pranishme në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare dhe deri tani ka publikuar mbi 60 punime shkencore dhe artikuj.

Është anëtare e SIEF – Societe Internationale d’ Etnologie et de Folklore (Shoqatës Ndërkombëtare të Etnologëve dhe Folkloristëve) si dhe anëtare e   Institutit Alb-Shkenca.

Gjatë periudhës 2002 – 2007 realizoi një varg qëndrimesh hulumtuese-shkencore disamujore, me bursa nga fondacione ndërkombëtare, në këto institute dhe universitete të Evropës dhe SHBA-ve:

-2002 (janar-prill), Elliot School and International Affair, Universiteti George Washington, Washington D.C., SHBA,

– 2002 (shtator – nëntor), Instituti Kalevala, Universiteti i Turku-t, Finlandë,

–   2003 (prill), Fakulteti për Filozofi dhe Letërsi, Universiteti i Granadës, Spanjë,

–   2003 (shtator), Instituti për Kulturë dhe Antropologji sociale, Universiteti i Vjenës, Austri,

–   2005 (shtator), Instituti për Kulturë dhe Antropologji sociale, Universiteti i Vjenës, Austri,

–   2007 (qershor), Fakulteti për Letërsi dhe Filozofi, Universiteti i Padovës, Itali.

–   Në periudhën tetor 2011- prill 2012 i kreu studimet e post-doktoratës në Departamentin e Folkloristikës të Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin e Turku-t në Finlandë.

Email:arbnoradushi@hotmail.com