Krenar Doli u lind në Gjakovë më 14.02.1985. Shkollën fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje. Më 2007 kreu studimet themelore në Akademinë e Arteve, Fakulteti i Muzikës, Dega e Muzikologjisë në Tiranë. Më 2014 kreu Masterin Shkencor pranë Qendrës së Studimeve Albanologjike në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në drejtimin Etnologji-Folklor, specialiteti Etnomuzikologji. Aktualisht ndjek studimet e doktoraturës në Universitetin e Gazit në Institutin e Shkencave Sociale në Ankara. Punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, Dega e Folklorit, Sektori i Etnomuzikologjisë. Merret me praktika të ndryshme muzikore të arealit ballkanik, me muzikën dhe me lidhjet e shumëanshme në rrafsh artistik dhe social-kulturor.
Deri më tani ka botuar këto vepra:
“Muzika në reflekset e kohës”, përmbledhje punimesh, “Erpoprint”, Gjakovë, 2007.
“Gjakova brenda muzikës”, monografi, “Erpoprint”, Gjakovë, 2010.
“Dasma në qytetin e Gjakovës”. monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015.