Dr. Sadik Mehmeti

Sadik Mehmeti (1972), doktor i shkencave të historisë dhe bashkëpunëtor shkencor në Degën e Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ka punuar në Arkivin e Kosovës (1999-2018); pedagog i jashtëm në Fakultetin e Filologjisë (2017-2019) e në Fakultetin Filozofik (2016-2018) të Universitetit të Prishtinës dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë (2007-2019).

Është autor i disa punimeve shkencore të botuara në revistat shkencore brenda dhe jashtë Kosovës, si në “Gjurmime albanologjike” (IA), “Vjetari” (AK), “Kosova” (IH), “Buletini” (Fakulteti Filozofik-UP), “Buletini” (FSI), “Universi” (AIITC-Tiranë), “Studime historike” (Akademia e Shkencave – Tiranë), “Kalendari” (KBIK), “Edukata islame” (BIK), “Perla” (Tiranë), “Studime orientale” (Prishtinë), “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare” (Fakulteti Filologjidëik-UP Prishtinë), “Haci Bektaş Velî” (Ankara), autor i 27 zërave në “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” (ASHAK) etj.

Është autor dhe bashkautor, i disa monografive nga fusha e historiografisë dhe e arkivistikës:

  • “Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës”, ASHK, Prishtinë, 2008.
  • “Udhërrëfyes i fondeve dhe koleksioneve arkivore”, vëll. II, ASHK, Prishtinë, 2003.
  • “Udhërrëfyes i fondeve dhe koleksioneve arkivore”, vëllimi III, ASHK, Prishtinë, 2004.
  • “Rrystem ef. Shporta- jeta dhe vepra (1865-1937)”, KBIK, Prishtinë, 2010.
  • “Bibliografi e revistës “Vjetar”-i (1965-2015)”, ASHAK, Prishtinë, 2015.
  • “Kontribute për historinë e Opojës”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015.
  • “Bibliografi e botimeve të veçanta të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës”, ASHAK, Prishtinë, 2016.
  • “Udhërrëfyes i fondeve dhe koleksioneve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave”, ASHAK, Prishtinë, 2017.
  • “Shkollat dhe arsimi në Kosovë (1830-1912)”, (në proces botimi), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2019.