- DEGA E ETNOLOGJISË
– Një hulumtues të pavarur shkencor (rizgjedhje)
Përshkrimi i punëve:
Hulumtuesi i pavarur shkencor – merret me punë shkencore e profesionale të degës në të cilën punon, klasifikon, sistematizon materialet shkencore, punon rreth botimeve shkencore, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit, nga publikimet dhe nga arkivat, bën hulumtime në terren në vend dhe në botën e jashtme në kuadër të projektit shkencor të degës, shkruan punime shkencore dhe profesionale nga fusha përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe Statutin e Institutit:
- të ketë shkallën e magjistrit të shkencave (para Bolonjës) ose gradën master i shkencave (sipas Bolonjës), në fushën përkatëse;
- të ketë të regjistruar studimet e doktoratës, në fushën përkatëse;
- të njohë një gjuhët të huaj,
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje në titullin hulumtues i pavarur shkencor kërkesës duhet bashkëngjitur këto dokumente:
- Biografinë dhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);
- Diplomën e studimeve bazike dhe të masterit, nga fusha përkatëse; nëse kandidati ka mbrojtur masterin jashtë vendit, kërkohet që diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHTI);
- Vërtetimin se ka regjistruar studimet e doktoratës në fushën përkatëse;
- Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj), për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë;
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime.
- Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 22.03.2024.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim