INSTITUTI ALBANOLOGJIK I PRISHTINËS, shpall
K O N K U R S
RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË
I. DEGA E ETNOLOGJISË
- Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)
PËRSHKRIMI I PUNËVE:
Bashkëpunëtori shkencor – studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon
në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e
botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit
Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin,
seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth
perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve
përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve
profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë
edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-
135, si dhe me Statutin e Institutit: - të kenë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha e Etnologjisë;
- të kenë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim
monografik;
të arrijnë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në
publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it,
nr. 20/2006, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi. - të njohë një gjuhë të huaj.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titujt bashkëpunëtor shkencor
duhet të dorëzojnë:
- biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas
zgjedhjes së fundit; - Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha e
etnologjisë; - Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga
MASHT-i; - Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë
për herë të parë); - Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të
huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes 25.10.2022, përkatësisht deri më 08.11.2022.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në
adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve
që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.