Datë:06.01.2022 – KONKURS ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE

0
21

Instituti Albanologjik i Prishtinës, shpall

K O N K U R S

ZGJEDHJE, RIZGJEDHJE-AVANCIM TË PUNONJËSVE SHKENCORË DHE TË HULUMTUESVE

  1. DEGA E GJUHËSISË
  2. Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje – avancim)
  3. DEGA e Letërsisë
  4. Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
  5. DEGA E FOLKLORIT
  6. Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje-avancim)
  7. DEGA E HISTORISË
  8. Një bashkëpunëtor i lartë shkencor (rizgjedhje – avancim)
  9. Një hulumtues shkencor për periudhën osmane  (zgjedhje)

Përshkrimi i punëve:

Bashkëpunëtori i lartë shkencor:merr pjesë në përgatitjen e programeve të punës kërkimore shkencore; studion problemet që kërkojnë përgatitje të mirë teorike dhe metodologjike nga disiplinat e caktuara; merr pjesë në përgatitjen metodologjike për punë të ndryshme kërkimore shkencore, për realizimin e projekteve të caktuara kërkimore;studion problemet e ndryshme nga lëmi shkencor i tij; bën hulumtime në mënyrë të pavarur lidhur me temën; përpunon pjesët e vështira dhe të rëndësishme të programit;  punon në mënyrë të pavarur rreth temave që shkruhen  dhe rreth përgatitjes së blejve shkencorë;  kryen recensionin e punimeve të ndryshme të bashkëpunëtorëve të tjerë dhe ndihmon bashkëpunëtorët më të rinj në aftësimin e tyre për punë shkencore.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, Statutin e Institutit, si dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it, 20/2006:

  • të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse,
  • të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor shkencor përkatësisht profesor asistent;
  • të ketë vepra të botuara shkencore (së paku dy studime monografike) të cilat janë të vlerësuara si kontribut shkencor për fushën me të cilën merret;
  • të ketë punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore të njohura në vend dhe në botë prej së paku 100150 poena, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it  20/2006, për vlerësimin e veprimtarisë shkencore, si dhe akteve të tjera ligjore ne fuqi.
  • të njohë një gjuhë të huaj.

Bashkëpunëtori shkencor – studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit  Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit: 

  • të kenë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha e letërsisë shqipe;
  • të kenë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim monografik;

të arrijnë kuotën prej së paku 100 pikë të punimeve shkencore të botuara në revista dhe në publikime shkencore të institucioneve shkencore në vend dhe jashtë, sipas UA të MASHT-it, nr. 20/2006, si dhe akteve të tjera ligjore në fuqi.

  • të njohë një gjuhë të huaj.

Hulumtuesi shkencor – asistent i ri: merr pjesë në punën kërkimore-shkencore; studion materialet e mbledhura në fondin e Institutit (dokumentet, periodikun, shtypin dhe literaturën e nevojshme; bën hulumtime në terren individualisht apo në vend dhe jashtë; punon rreth sistematizimit, klasifikimit, seleksionimit të lëndës së mbledhur; inkuadrohet në përgatitjen e blejve të materialeve apo dokumenteve; punon rreth prefeksionimit në degën përkatëse; konsultohet me bashkëpunëtorët shkencorë e profesionalë dhe përgatit provimet e shkallës së tretë dhe të magjistraturës.

KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit:

  • të ketë kryerë studimet përkatëse themelore në fushën e historisë, me notë mesatare mbi tetë
  • të ketë kryer studimet master shkencor në fushën e studimeve osmane;
  • që nuk ka më shumë se 27 vjet;
  • që ka publikuar punime profesionale ose shkencore, sipas akteve juridike  të MASHT-it për vlerësimin e punës shkencore,
  • të njohë mirë gjuhën osmane.

Hulumtuesi zgjidhet në afatin prej tre vjetësh dhe mund të rizgjidhen në të njëjtin titull vetëm edhe një herë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:

  1. Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titujt bashkëpunëtor i lartë shkencor ose bashkëpunëtor shkencor duhet të dorëzojnë:
  2. biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
  3. Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha e historisë, (për kandidatët që konkurrojnë për titullin bashkëpunëtor shkencor)
  4. Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  5. Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë);
  6. Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).
  7. Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje në titullin hulumtues shkencor kërkesës duhet bashkëngjitur këto dokumente:
  8. Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);
  9. Diplomën e studimeve bazike dhe të masterit, nga fusha përkatëse;
  10. Nëse kandidati ka mbrojtur masterin jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
  11. Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);
  12. Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
  13. Certifikatën mbi njohjen e gjuhës osmane, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja,

Me kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje në titullin hulumtues shkencor e që i plotësojnë kushtet formale, do të organizohet intervju dhe testi me shkrim nga komisioni recensues, si dhe testi i njohjes së gjuhës së huaj.

Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet, përkatësisht deri më 21.1.2022.

Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here