DEGA E HISTORISË
- Një këshilltar shkencor (rizgjedhje-avancim)
- Një bashkëpunëtor shkencor (rizgjedhje-avancim)
- Një hulumtues shkencor për peridhën osmane (zgjedhje)
Përshkrimi i punëve:
Këshilltari shkencor – merr pjesë në përgatitjen e planeve dhe programeve të punës kërkimore –shkencore. Studion problemet që kërkojnë njohuri të gjithanshme teorike dhe metodologjike nga disiplina shkencore e tij apo disiplinat e afërta; Punon lidhur me pjesët më të rëndësishme të programit, u jep këshilla e udhëzime bashkëpunëtorëve në degë, përcjell rezultatet më të reja nga fusha apo specializimi i tij më i ngushtë; punon rreth temave që shkruhen (pëprgatit trajtesa, studime , monografi nga dega e tij; përgatit referate apo kumtesa për sesionet shkencore ); studion materialet e mbledhura në Institut; dokumentat, periodikët, shtypin dhe literaturën e nevojshme në vend dhe në botën e jashtme; bën hulumtime në terren, individualisht apo në ekspedita në vend apo jashtë; punon rreth perfeksionimit shkencor në disiplinën përkatëse, përcjell literaturën shkencore dhe konsultohet me bashkëpunëtorët e rinj; punon rreth blenjve, ben redaktimin kritik shkencor dhe shkruan parathëniet e blenjve). trajton probleme metodologjike që kanë rëndësi të përgjithshme për realizimin e detyrave kërkimore, trajton në mënyrë teorike problemet e ndryshme me rëndësi të veçantë. udhëheq dhe koordinon punët e grupeve të ndryshme kërkimore –shkencore; vlerëson karakterin shkencor të projekteve të pro grameve të ndryshme; bën recensionet e punëve të kryera kërkimore në kuadër të Intitutit; u ndihmon bashkëpunëtorëve të rinj në aftësimin e tyre në punën kënkimore-shkencore .
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit:
- Të ketë gradën shkencore doktor i shkencave i fushës përkatëse;
- të ketë titullin kërkimor shkencor paraprak bashkëpunëtor i lartë shkencor ose përkatësisht profesor i asocuar;
- ë ketë arritur një shkallë të lartë të pjekurisë shkencore që dëshmohet përmes veprave të botuara (së paku tri studime monografike) me rëndësi të veçantë për degën me të cilën mirret, si dhe punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it për vlerësimin e veprimtarisë shkencore.
Bashkëpunëtori shkencor – studion problemet e ndryshme nga disiplina shkencore përkatëse, punon në mënyrë të pavarur në hulumtimet shkencore lidhur me temën, përgatit botime materialesh e botime të tjera shkencore nga fushëveprimtaria e vet, duke nxjerrë materiale nga fondi i Institutit Albanologjik, nga publikimet dhe arkivat, nga literatura artistike dhe shkencore, bën klasifikimin, seleksionimin, redaktimin, aparaturën shkencore dhe shkruan parathëniet e blejve, punon rreth perfeksionimit në degën përkatëse, merr pjesë në hartimin e metodës dhe të instrumenteve përkatëse të hulumtimit në terren, individualisht apo në ekspedita, u ndihmon bashkëpunëtorëve profesionalë dhe asistentëve në punën e tyre përkatëse.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit:
- të ketë shkallën e doktorit të shkencave nga fusha e letërsisë shqipe;
- të ketë titullin kërkimor paraprak hulumtues i pavarur shkencor ose titull mësimor shkencor asisten;
- të ketë të botuar nga institucionet shkencore së paku një vepër shkencore – studim monografik si dhe punime shkencore të botuara në publikimet e institucioneve shkencore, në përputhje me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it për vlerësimin e veprimtarisë shkencore.
- të njohë një gjuhë të huaj.
Hulumtuesi shkencor – asistent i ri: merr pjesë në punën kërkimore-shkencore; studion materialet e mbledhura në fondin e Institutit (dokumentet, periodikun, shtypin dhe literaturën e nevojshme; bën hulumtime në terren individualisht apo në vend dhe jashtë; punon rreth sistematizimit, klasifikimit, seleksionimit të lëndës së mbledhur; inkuadrohet në përgatitjen e blejve të materialeve apo dokumenteve; punon rreth prefeksionimit në degën përkatëse; konsultohet me bashkëpunëtorët shkencorë e profesionalë dhe përgatit provimet e doktoratës.
KUSHTET: Përveç kushteve të përgjithshme të përcaktuara me ligj, kandidatët duhet t’i plotësojnë edhe kushtet e veçanta të përcaktuara me Ligjin e Veprimtarisë Kërkimore-Shkencore, nr.04/L-135, si dhe me Statutin e Institutit:
- të ketë kryer studimetpërkatëse themelore në fushën e historisë, me notë mesatare mbi tetë;
- të ketë kryer studimet master shkencor në fushën e studimeve në fushën e historisë për periudhën osmane;
- që nuk ka më shumë se 27 vjet;
- që ka publikuar punime profesionale ose shkencore, sipas akteve juridike të MASHT-it për vlerësimin e punës shkencore,
- të njohë mirë gjuhën osmane.
Hulumtuesi zgjidhet në afatin prej tre vjetësh dhe mund të rizgjidhet në titullin e njëjtë vetëm edhe një herë.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Kandidatët që konkurrojnë për rizgjedhje ose avancim në titujt këshilltar shkencor ose bashkëpunëtor shkencor duhet të dorëzojnë:
- biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara), sidomos të atyre pas zgjedhjes së fundit;
- Diplomën origjinale ose të noterizuar të gradës shkencore doktor i shkencave nga fusha e historisë, (për kandidatët që konkurrojnë për titullin bashkëpunëtor shkencor)
- Nëse kandidati ka mbrojtur doktoratën jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë);
- Certifikatën mbi njohjen e gjuhës së huaj, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja, (për kandidatët që konkurrojnë për herë të parë).
- Kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje në titullin hulumtues shkencor kërkesës duhet bashkëngjitur këto dokumente:
- Biografinë edhe bibliografinë (me kopjet e punimeve të botuara);
- Diplomën e studimeve bazike dhe të masterit, nga fusha përkatëse;
- Nëse kandidati ka mbrojtur masterin jashtë vendit, diploma të jetë e nostrifikuar nga MASHT-i;
- Certifikatën e lindjes (jo më të vjetër se 6 muaj);
- Dëshminë nga gjykata kompetente që nuk është nën hetime;
- Certifikatën mbi njohjen e gjuhës osmane, të lëshuar nga institucioni i akredituar për gjuhë të huaja,
Me kandidatët që konkurrojnë për zgjedhje në titullin hulumtues shkencor e që i plotësojnë kushtet formale, do të organizohet intervistë dhe test me shkrim nga komisioni recensues, si dhe testi i njohjes së gjuhës së huaj.
Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit të tij në faqen zyrtare të Institutit në internet.
Kërkesat me dokumentacionin përkatës dorëzohen drejtpërdrejt në Institut ose nëpërmjet postës në adresën: Instituti Albanologjik i Prishtinës. Rr. “Eqrem Çabej”, p.n., Prishtinë. Kërkesat e kandidatëve që nuk i plotësojnë kushtet sipas konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.