Datë 10.05.2021 Njoftim Mortor

0
19

Ndahet nga jeta Prof. dr. Sadri Fetiu (1942-2021)

Sot, më 10 maj 2021, pas një sëmundjeje, ndërroi jetë Prof. dr. Sadri Fetiu, ish-drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Profesor Sadri Fetiu u shqua ndër intelektualët më të dalluar e më parimorë të Kosovës dhe të botës shqiptare përgjithësisht, duke lënë gjurmë të pashlyeshme si shkencëtar, studiues i pothuajse të gjitha disiplinave albanologjike, folklorist, etnolog, historian dhe filolog, si mësimdhënës, si shkrimtar, si publicist, si përkthyes dhe si veprimtar i lëvizjes kombëtare.
Vdekja e Prof. dr. Sadri Fetiut është humbje e madhe për familjen Fetiu, në rend të parë, për Institutin Albanologjik, të cilin e drejtoi në kohët më të vështira të ekzistencës së tij si institucion-kërkimor shkencor (1991-2007) dhe ku dha gjithë kontributin e tij jetësor në fushë të albanologjisë, gjithashtu është humbje edhe për komunitetin shkencor, për Kosovën dhe për shqiptarët përgjithësisht.
Për të nderuar jetën, veprën dhe veprimtarinë e gjithmbarshme profesionale dhe intelektuale, Instituti Albanologjik, në ambientet e tij, mban mbledhje komemorative, më 11 maj 2021, në orën 11.
Varrimi i Prof. dr. Sadri Fetiut bëhet më 11 maj 2021, në orën 13:00, në Prishtinë.
Me këtë rast Instituti Albanologjik u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve, ish-nxënësve dhe ish-studentëve, kolegëve, bashkëpunëtorëve të shumtë dhe të gjithë atyre që e kanë njohur Prof. dr. Sadri Fetiun, që e kanë nderuar punën e tij si albanolog, si intelektual dhe si veprimtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here