NJOFTOJMË pjesëmarrësit dhe të interesuarit e tjerë se komisionet recensues, të caktuara për zgjedhjen – rizgjedhjen e punonjësve shkencorë dhe të hulumtuesve, sipas konkursit të shpallur më 15.03.2021, në pajtim me Ligjin, Statutin dhe me Udhëzimin Administrativ të MASHT-it 20/2006, kanë dorëzuar, brënda afatit, recensionet për kandidatët e paraqitur si dhe kanë dhënë propozimet për Këshillin Shkencor për zgjedhjen / rizgjedhjen e tyre:
- Dr. Naim Berisha Dega e Gjuhësisë, bashkëpunëtor i lartë shkencor (zgjedhje – avancim): Komisioni: Dr. Shefkije Islamaj, dr. Hysen matoshi, dr. Shkëlqim Millaku.
- Dr. Vjosa Osmani, Dega e Gjuhësisë, bashkëpunëtore shkencore (zgjedhje-avancim); Komisioni: Dr. Naim Berisha, Dr. Abdurrahim Maxhuni, Dr. Gëzim Aliu.
- Dr. Sejdi Gashi, Dega e Gjuhësisë, bashkëpunëtor shkencor, (zgjedhje-avancim). Komisioni: Dr. Naim Berisha, dr. Abdurrahim Maxhuni, dr. Sali Bytyçi.
- Dr. Lumnije Kulinxha – Kadriu, Dega e Etnologjisë, bashkëpunëtore e lartë shkencore, (zgjedhje-avancim). Komisioni: Drita Statovci, Dr. Bashkim Lajçi, Dr. Leontina Gega – Musa.
- Dr. Alnbin Sadiku, Dega e Folklorit, bashkëpunëtor i lartë shkencor, (zgjedhje – avancim). Komisioni: Dr. Leontina Gega Musa, Dr. Arbnora Dushi, dr. Bashkim Lajçi.
Kandidatët pjesëmarrës, si dhe të interesuarit e tjerë mund t’i lexojnë referatet e Komisioneve, të cilat tani janë në diskutim publik, ndërkaq vërejtjet dhe propozimet eventuale mund t’ia parashtrojnë Këshillit Shkencor të Institutit, brënda 15 ditësh, më së largu deri më 01.05.2021, në përputhje me nenin 18 të Statutit të Institutit.
Këshilli Shkencor, me rastin e shqyrtimit të recensioneve, si dhe të propozimeve të komisioneve, duhet t‘i merr parasysh edhe vërejtjet dhe ankesat eventuale të pjesëmarrësve në konkurs, si dhe të personave të tjerë të interesuar.
Prishtinë, më 16.04.2021
Sekretari i Institutit
Sylë Kasumaj