Prof. dr. Sali Bytyçi

0
21

Ka lindur në fshatin Dejë të Drinisë, më 1962. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Ratkoc dhe Rahovec, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2002 mbrojti temën e magjistraturës me titull “Funksioni simbolik i florës dhe i faunës në poezinë e sotme shqipe (1945-2000)” dhe në vitin 2009 mbrojti temën e doktoratës “Vepra letrare e Azem Shkrelit”, në Universitetin e Prishtinës.

Në vitin 1983 është dënuar nga regjimi komunist për veprën penale – propagandë armiqësore, ndërsa nga 12 maji 1998 e deri në fund të tetorit 2000 ka qëndruar në burgjet: Prizren, Lipjan, Dubravë e Nish, si rob lufte.

Prej vitit 1990 ka punuar në shkollën fillore në Ratkoc dhe në shkollën e mesme në Rahovec. Nga viti 2004 në gazetën e përditshme “Lajm” si redaktor i kulturës dhe redaktor gjuhësor, ndërsa nga viti 2009 punon në Degën e Letërsisë në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë.

 Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës dhe i Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here