Prof. Dr. Kujtim Mani(Rrahmani) (1968) është hulumtues/profesor në Institutin Albanologjik të Prishtinës me fokus të veçantë në autorët klasikë dhe klasikët modernë, në marrëdhëniet e mitit me përrallën, në epikë dhe kulturë gojore, si dhe në studime gjuhësore e kulturore të mesapishtes/shqipes.
Doktoroi në fushën e studimeve letrare në Universitetin e Prishtinës, më 2002. Vazhdoi studimet postdoktorale dhe pastaj realizoi qëndrime si hulumtues e profesor mysafir në universitete e qendra të ndryshme hulumtuese si: Universiteti i Tübingenit, Universiteti i Freiburgut, Universiteti i Lirë i Berlinit, Universiteti i Humboldtit, Universiteti i Heidelbergut (Gjermani), MSH në Paris, Universiteti i Perpignonit (Francë), Universiteti i Leuvenit (Belgjikë), Universiteti i Michiganit, Universiteti George Washington (SHBA), LSE, Universitet i Bristolit (Mbretëria e Bashkuar) etj. Përveç botimeve në revista të ndryshme, ai është autor i monografive: Kreshniku Naturalis: heroi e gjahtari (2019), Letra e Ideologji (2012), Antropoetikë; një confession (2008), Intertekstualiteti e Oraliteti: Kuteli, Koliqi, Pashku (2002), Gramatika e fshehtë e motiveve (1998). Gjithashtu, është autor tregimesh e romansier. Për punën e tij si studiues e shkrimtar është shpërblyer disa herë me çmime nacionale dhe është prezentuar nëpër përzgjedhje antologjike. E-mail: kujtim68@gmail.com
Disa nga artikujt e fundit:
- (2021) In search of home time. [Në kërkim të kohës së shtëpisë]. In: Riconsidering (Post)-Yugoslav Time. Towards the Temporal Turn in the Critical Study of (Post)-Yugoslav Literatures (eds. Aleksandar Mijatović, Brian Willems). Leiden/Boston: Brill. pp. 191-202.
- (2021) Hero vis-à-vis Author [Autori përballë Heroit]. Respectus Philologicus, 40 (45). Vilnius: Vilnius University Press. pp. 61-73.
- (2021) Kreshniku dhe tradita heroike. [The Warrior and Heroic Tradition]. In: Studime27/2020, Prishtinë: ASHAK. pp. 7-34.
- (2020) Cave and Magic Lamp [Shpella dhe llampa magjike]. In: Between the Worlds: Magic, Miracles and Mysticism II. Sofia: Academy of Sciences /Institute of Ethnology. pp. 26-40 pp.
- (2019) The hero ‘Who Saw the Deep’: Gilgamesh’s Wonder, Fear, and Grief [Heroi që pa thellësinë. Habia, frika dhe pikëllimi i Gilgameshit]. E-Journal Helden. Heroes. Héros. SFB University of Freiburg. pp. 31-40.
- (2019) In the Shadow of Mnemosyne: The Poetics of Debt in Fiction and Testimony [Nën hijen e Mnemozinës. Poetika e borxhit në fiksion dhe në dëshmi].Interlitteararia. 24/2, Tartu. pp. 525–539.
- (2019) Camus – ‘sous (le) manteaux’: Du ‘secret’ vers l’imaginaire personel [Kamyja nën dorë: nga sekretja kah imagjinarja personale], (coauthored/ A.V.). Chroniques Camusiennes. Nr. 26. Paris. pp. 24-30.
- (2018) Zë e Datë: Kanon e Histori [Voice and Date: Canon and History]. Studime24/2017. Prishtinë: ASHAK. pp. 129-192.
- (2017) Në dorë të mitit: Fiksioni dhe Polisi [In the hands of myth: Fiction and Polis]. Prishtinё: Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare. Nr. 36. pp. 285-306.
- (2014) Die Stimme der Intimität und des Schweigens, [Zëri i intimes dhe i heshtjes]. Balkan Delikatessen. September, Wien. pp. 101-108.
- (2011/2012) Heroi i përrallës: një trekëndsh psiko-simbolik dhe hapësira poetike. [Fairy tale’s hero: the psycho-symbolic triangle and the poetic space]. Gjurmime Albanologjike FE. Prishtinё: IAP. pp. 179-196.