U lind më 14.11.1984 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesme, gjimnazin “Sami Frashëri”, i kreu në Prishtinë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë Shqipe dhe në Degën e Gjuhës Angleze, i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Filologjik. Aktualisht është duke ndjekur studimet Master në Fakultetin Filologjik, Dega e Letërsisë Shqipe. Ka punuar si mësimdhënëse e Gjuhës Angleze dhe Shqipe në Kurset e gjuhëve të huaja “New Age School” dhe “Britannica”. Gjithashtu ka qenë e angazhuar edhe si koordinatore e Projektit Tempus në kuadër të Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare të Kosovës. Nga qershori i vitit 2013 punon në Degën e Folklorit, Instituti Albanologjik i Prishtinës.
Zyrtar për Inicializim: Hazim Misini email:hazim.misini@rks-gov.net