Dr. Valon Shkodra

0
5

Valon Shkodra, i lindur më 13 prill 1984 në Prishtinë, studimet Bachelor i kreu në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Filozofik, në Departamentin e  Etnologjisë, në vitin 2006. Në vitin 2010, ka ndjekur studimet (Master Exchange, 1 vit) në Universitetin Turku në Finlandë, në Departamentin e Etnologjisë Evropiane, si bursist i mbështetur nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus Mundus. Studimet e nivelit Master i kreu në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë, në vitin 2013. Kurse studimet e doktoratës i kreu në Universitetin e Lubjanës -Slloveni, Fakulteti i Arteve, Departamenti i Etnologjisë dhe Antropologjisë Kulturore në vitin 2022.

Nga viti (2006 –  2016), ka punuar në Muzeun Etnologjik të Prishtinës. Që nga viti 2017 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Etnologjisë, si Hulumtues i pavarur shkencor dhe tani si Bashkëpunëtor shkencore. Ai, si para punësimit në Institutin Albanologjik ashtu edhe pas punësimit në të, ka treguar përkushtim në hulumtime të temave të ndryshme etnologjike, sidomos për realizimin e  projektit të tij aktual, por edhe me anë të pjesëmarrjeve në konferenca të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe me botimin e një sërë punimesh në revista të ndryshme shkencore.

Nga viti (2019 – 2022), ka qenë Sekretar i Redaksisë në revistën shkencore “Gjurmime Albanologjike  Folklor dhe Etnologji”.

Në vitin (2019), botoi monografinë: Muzeu Etnologjik i Prishtinës dhe Funksioni i tij, Instituti Albanologjik, Prishtinë, (2019, f. 243).

Në vitin (2021) botoi: “Zejet tradicionale të qytetit të Prishtinës” (Katalog), Instituti Albanologjik, Prishtinë, (2021, f. 144). 

Në vitin (2022) botoi: “Zejet tradicionale të Kosovës” (Katalog), Instituti Albanologjik, Prishtinë (2021, f. 189).

Në vitin (2022) në bashkautorësi përgatiti për botim Vjetarin (2010-2020), Institutit Albanologjik, Prishtinë (2022,  f. 377).

Në vitin (2023) në bashkautorësi përgatiti për botim Vjetarin I – 2021, Institutit Albanologjik, Prishtinë (2022, f. 192).

Në vitin (2023) botoi: “Trashëgimia kulturore e Kosovës në kartolina”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, (2023, f. 118).

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here