Krenar Doli

0
3

Krenar Doli u lind në Gjakovë më 14.02.1985. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në
vendlindje. Në vitin 2007 ka përfunduar studimet themelore në Akademinë e Arteve, Fakulteti i
Muzikës, Dega Muzikologji në Tiranë. Në vitin 2014 kreu Masterin e Shkencave në Qendrën e
Studimeve Albanologjike në Institutin e Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në degën
Etnologji-Folklor, specialiteti Etnomuzikologji. Në vitin 2021 ka përfunduar doktoraturën, në
Universitetin e Gazit, në Institutin e Shkencave Sociale (programi i Folklorit Turk) në Ankara.
Punon në Institutin Albanologjik në Prishtinë, Dega e Folklorit, Seksioni i Etnomuzikologjisë.
Merret me praktika të ndryshme muzikore të hapësirës ballkanike, me muzikë dhe me lidhje
shumëpalëshe në sferën artistike dhe social-kulturore. Me punime shkencore u paraqit në
sesione, konferenca dhe simpoziume shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Deri më tani ka botuar katër libra:

1.“Muzika në reflekset e kohës”, përmbledhje punimesh, “Erpoprint”, Gjakovë, 2007

2.“Gjakova brenda muzikës”, monografi, “Erpoprint”, Gjakovë, 2010.

3.“Dasma në qytetin e Gjakovës”, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015.

4.“Tradita e muzikës sufiste në Kosovë”, monografi, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2022.

Email:krenar_doli@hotmail.com

Tel:+383-44928330

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here