Ma. Angjelina Hamza

0
18

U lind në Klinë më 22.09.1982. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet në Fakultetin Filozofik – Dega e Etnologjisë, i përfundoi në Prishtinë. Aktualisht është duke ndjekur studimet Master, në Fakultetin Filozofik-Dega e Sociologjisë.

Prej vitit 2009 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, asistente në Degën e Etnologjisë. Ka marrë pjesë në një numër të madh aktivitetesh shkencore brenda dhe jashtë vendit si: Java e Albanologjisë- Prishtinë (2010, 2011, 2012); Konferenca shkencore “Takimi VII vjetor shkencor ndërkombëtar i Institutit ALB Shkenca”, Shkup, gusht 2012; dhe Konferenca shkencore gjithëkombëtare” Identitetet Kulturore Shqiptare në 100 vjet”, Tiranë, tetor 2012.

 Ka botuar një numër artikujsh dhe recensionesh në revista të ndryshme shkencore, ndër të cilat përmendim: “Kulti i mikut në rrethanat aktuale”, “Simbolika e ngjyrës së kuqe në etnokulturën shqiptare”, “Kontributi i Gjurmimeve Albanologjike në afirmimin e etnologjisë shqiptare”, “Dita e Verës”, “Disa nga ushqimet në etnokulturën shqiptare”, “Veshja tradicionale në rrethanat aktuale”, “Organizimi dhe ruajtja e traditës në raport me shtëpinë e banimit” “Banesa fshatare dhe familja e madhe-Ali Muka”, (recension), “Glokalizimi, perceptime etnokulturore-Lumnije Kadriu”, (recension), etj. Përveç punimeve shkencore, ajo ka të botuar një roman për të rinj “Çelin lulet e ëndërrimeve”, Klinë 2001.

Aktualisht është duke punuar në projektin individual “Roli i nënës në familjen tradicionale dhe bashkëkohore”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here