LULËZIM LAJÇI

0
29

Lulëzim Ali Lajçi u lind në Pejë, më 5 mars 1962. Mësimet e para dhe ato të mesme i mori në vendlindje, kurse studimet universitare në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë në Prishtinë (1981-1985). Gjatë studimeve ka qenë bursist i Universitetit, ndërsa për suksesin e treguar është shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”.

Studimet pasuniversitare i ndoqi në të njëjtin fakultet. Në vitin 1994 mbrojti temën e magjistraturës: “Shkodra në gjysmën e dytë të shekullit XV”.

Në vitin 1987-1988 punoi profesor i lëndës së historisë në gjimnazin 11 Maji (tash Bedri Pejani) në Pejë. Që nga 10 tetori 1988 punon në Institutin Albanologjik, në Degën e Historisë, në fillim asistent, pastaj si hulumtues shkencor, kurse nga viti 1994 si hulumtues i pavarur shken­cor hulumtues shkencor.

Në vitin 1997 Këshilli Shkencor i IAP-së e zgjodhi sekretar të redaksisë së GJA-SSHH.

Në vitin 2005 mbrojti tezën e disertacionit të doktoratës me temën: Peja gjatë shekujve XIV-XVI. Aspekte të jetës demo­grafike, politike, ekonomike dhe kulturore. Po këtë vit u avansua në gradën shkencore bashkëpunëtor shkencor.

Nga viti 2006 është edhe anëtar i redaksisë në revistën “Gjurmime albanologjike” SSHH. Disa herë ishte anëtarë i redaksisë për botime të veçanta të IAP-it.

Nga viti 2007 është sekretar shkencor i Institutit Albanologjik.

Në vitin 2008 u avansua në gradën e fundit shkencore këshilltar shkencor.

Anëtar i redaksisë “Vjetari” të Arkivit të Kosovës prej vitit 2011.

Anëtar i Këshillit Drejtues në IAP nga viti 2013.

Kryeredaktor i revistës Gjurmime Albanologjike – Seria e shkencave histo­rike 2014-2019.

Nga viti 2016 është i angazhuar në Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë, si bashkëpunëtor i jashtëm në studimet e doktoraturës.

LIBRA të botuar:

Shkodra në shekullin XV, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 1997, f. 320

Studime historike 1, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2006, f. 388.  

Peja gjatë shekujve XIV-XVI. Aspekte të jetës demografike, politike, ekonomike dhe kulturoreInstituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë 2017, f. 434

Studime historike 2, Instituti Albanologjik i Prishtinës, Prishtinë, 2019, f. 380 (Në Planin botues për vitin 2020)

Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe Lufta e Dytë e Kosovës 17-19 1448 (dorëshkrim f. 320)

Lulëzim Lajçi deri me tash ka botuar rreth njëqind studime e trajtesa shken­core, artikuj, recensione etj. Ka marrë pjesë, me kumtesa, në dhjetëra tribuna, sesione, simpo­ziume, konferenca shkencore të organizuara në Kosovë dhe jashtë saj.Copyright 2020-Design By Instituti Albanologjik-Prishtinë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here