HYSEN MATOSHI

0
40

Prof. dr. Hysen Matoshi

U lind më 31.7.1967 në fshatin Gmicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prishtinë, ndërsa studimet në Degën e Letërsisë dhe të Gjuhës Shqipe, pranë Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, më 1990. Ka punuar mësimdhënës në shkollën fillore të vendlindjes dhe në ato të mesme të Dardanës, deri në zgjedhjen hulumtues në Degën e Letërsisë të Institutit Albanologjik (1996). Më 1997 ka mbrojtur temën e magjistraturës Poezia e Lasgush Poradecit në kontekstin e poezisë evropiane, ndërsa më 2005 ka mbrojtur doktoraturën Stilet në poezinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore. Një periudhë të shkurtër kohore ishte shef i Degës së Letërsisë, ndërsa gjatë viteve 2007 – 2024 ishte drejtor i Institutit Albanologjik. Tani është këshilltar shkencor në Degën e Letërsisë. Ka ligjëruar në universitetet publike të Prishtinës, të Prizrenit dhe të Mitrovicës, ndërsa tani është profesor i angazhuar në Fakultetin e Studimeve Islame për lëndën Letërsi shqipe.

Është pjesëmarrës me kontribute shkencore në më se 200 kongrese, konferenca, simpoziume, sesione dhe aktivitete të tjera shkencore albanologjike, organizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni etj., ndër të cilat veçojmë pjesëmarrjen në Seminarin Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare (Prishtinë), Seminarin Ndërkombëtar të Albanologjisë (Tetovë), Kongresin Kulturat e Ballkanit (Universiteti i Prishtinës dhe Universiteti i Sakarijas – Turqi), aktivitetet shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (Shkup), Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë etj. 

Ka botuar më shumë se 350 njësi bibligrafike dhe është autor ose bashkautor i 11 monografive, përmbledhjeve të punimeve dhe vëllimeve me materiale të ndryshme albanologjike. Ndër to veçojmë:

 

  1. Poezia e Lasgush Poradecit në kontekstin e poezisë evropiane, Instituti Albanologjik, 2000;
  2. Stilet në letërsinë shqipe ndërmjet dy luftërave botërore, Instituti Albanologjik, 2008.
  3. Hapësira etnike e kulturore shqiptare dhe Kisha Ortodokse Serbe / Albanian cultural space and the Serbian Ortodox Church, botoi Logos A, Shkup, 2012.
  4. Sprova albanologjike, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2016.
  5. Mr. Halil Alidema – jeta dhe veprimtaria, Instituti Albanologjik, 2017.
  1. Kosova idealet, iluzionet dhe realiteti, ALSAR, Tiranë, 2023.

 

 

 

 

    Adresa: Prishtinë, Kodra e Dielli, rr. “Vëllezërit Gërvalla”, Bll. VII, Hyrja 3, nr. 10. Tel. 044/130 949, emajl: matoshi1@yahoo.com

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here