Kam lindur më 1971 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kam përfunduar në Prishtinë për të vazhduar edhe studimet në Degën e Letërsisë shqipe të Fakultetit të Filologjisë në Universitetin e Prishtinës. Në këtë universitet i kam vazhduar edhe studimet pasuniversitare dhe në vitin 2006 e kam mbrojtur temën e magjistraturës me titull :”Këngë dhe vaje rituale të zakoneve të lindjes dhe të vdekjes në Rekë të Mirë”.Tani vazhdoj studimet për doktoraturë në QSA- Tiranë.
Prej shkurtit të vitit 2002 deri në tetor të vitit 2011 kam punuar në Muzeun e Kosovës si bashkëpunëtore profesionale ne Sektorin e Etnologjisë. Nga tetori i vitit 2011 punoj në Degën e Folklorit në Institutin e Albanologjisë në Prishtinë. Merrem me studimin dhe hulumtimin e kulturës shpirtërore si dhe traditës gojore dhe të shkruar. Gjithashtu marr pjesë në konferenca të ndryshme si brenda ashtu dhe jashtë vendit.vloreberisha@hotmail.com