Sadik Mehmeti (1972), doktor i shkencave të historisë dhe bashkëpunëtor shkencor në Degën e Historisë në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ka punuar në Arkivin e Kosovës (1999-2018); pedagog i jashtëm në Fakultetin e Filologjisë (2017-2019) e në Fakultetin Filozofik (2016-2018) të Universitetit të Prishtinës dhe në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë (2007-2019).
Është autor i disa punimeve shkencore të botuara në revistat shkencore brenda dhe jashtë Kosovës, si në “Gjurmime albanologjike” (IA), “Vjetari” (AK), “Kosova” (IH), “Buletini” (Fakulteti Filozofik-UP), “Buletini” (FSI), “Universi” (AIITC-Tiranë), “Studime historike” (Akademia e Shkencave – Tiranë), “Kalendari” (KBIK), “Edukata islame” (BIK), “Perla” (Tiranë), “Studime orientale” (Prishtinë), “Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare” (Fakulteti Filologjidëik-UP Prishtinë), “Haci Bektaş Velî” (Ankara), autor i 27 zërave në “Fjalori Enciklopedik i Kosovës” (ASHAK) etj.
Është autor dhe bashkautor, i disa monografive nga fusha e historiografisë dhe e arkivistikës:
- “Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës”, ASHK, Prishtinë, 2008.
- “Udhërrëfyes i fondeve dhe koleksioneve arkivore”, vëll. II, ASHK, Prishtinë, 2003.
- “Udhërrëfyes i fondeve dhe koleksioneve arkivore”, vëllimi III, ASHK, Prishtinë, 2004.
- “Rrystem ef. Shporta- jeta dhe vepra (1865-1937)”, KBIK, Prishtinë, 2010.
- “Bibliografi e revistës “Vjetar”-i (1965-2015)”, ASHAK, Prishtinë, 2015.
- “Kontribute për historinë e Opojës”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015.
- “Bibliografi e botimeve të veçanta të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës”, ASHAK, Prishtinë, 2016.
- “Udhërrëfyes i fondeve dhe koleksioneve arkivore në Agjencinë Shtetërore të Arkivave”, ASHAK, Prishtinë, 2017.
- “Shkollat dhe arsimi në Kosovë (1830-1912)”, (në proces botimi), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2019.
- Të burgosurit politik shqiptarë në Jugosllavi (1989), sipas dokumenteve sekrete të Minsitrisë Federative të Drejtësisê dhe të Adminsitratës, (bashkëpërgatitës dhe bashkëpërkthyes), botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2019.
- Dijetarë shqiptarë në Perandorinë Osmane (1880-1912), sipas dokumenteve te Meshihatit të Lartë Osman, bashkëautorë, botoi: BIRK, 2020.
- Dorëshkrimet orientale në Arkivin e Kosovës (katalog), botoi: Komuna e Prishtinës, 2022.
- Sallnametë e Vilajetit të Prizrenit (1873-1874), vellimi I-II, bashkëautor, botoi: Instituti për Hulumtime dhe Studime Islame Prishtinë, 2023.
- Defteri i popullsisë së Kazasë së Gorës (1833) – Luma, Opoja, Gora, botoi: Instituti Albanologjik i Prishtinës, 2023