Dr. Qemal Murati

0
2

Qemal Murati lindi më 6. 8. 1955 në Tuhin të Kërçovës. Shko­lli­min fillor e ka kryer në vendlindje. Më pas ka vijuar mësimet në gjimnazin e Prishtinës dhe ka kryer studimet e larta për gjuhë e letërsi në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës (1975-1979).

Prej vitit 1978-1980 punon si lektor dhe redaktor në gazetën e studentëve “Bota e Re” dhe redaktor gjuhësor në Televizionin e Pri­shtinës (l98l).

Në vitin l983 mori gradën e magjistrit, me studimin “Ndikimet re­c­iproke midis shqipes dhe maqedonishtes”, ndërsa në vitin l989 ka marrë gradën e doktorit të shkencave filologjike në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, më temë “Sllavizmat në të folmet shqipe të Maqedonisë”, para Komisionit vlerësues: Akad. Idriz Ajeti, Akad. Oli­vera Jashar-Nasteva, Prof. dr. Latif Mulaku, dhe Akad. Besim Bokshi.

Më 1982 pranohet bashkëpunëtor shkencor në Institutin Albano­logjik të Prishtinës, në Degën e Gjuhësisë. Në vitin 2003 zgjidhet këshilltar shkencor në këtë Institut (që është i barasvlershëm me titullin Profesor ordinar në universitet).

Nga viti l985-86 ka realizuar një qëndrim specializimi për gjuhësi në Paris, në Universitetin e Sorbonës.

Dekan dhe profesor universitar

Me themelimin e Universitetit të Tetovës (l994), për një kohë drejton në cilësinë e dekanit Fakultetin Filologjik, ku ka qenë i anga­zhu­ar dhe si profesor ordinar për lëndët Fonetikë e gjuhës shqipe, Dia­le­ktologji, Histori e gjuhës shqipe, Leksikologji e gjuhës shqipe etj. Më 1999 zgjidhet Profesor ordinar në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Tetovës.

          – Më 2003-2006 ka qenë i angazhuar në Fakultetin e Gazetarisë “Faik Konica” për lëndën Kulturë shkrimi dhe të foluri shqip.

– Nga viti 2005-2008 ka qenë i angazhuar si pedagog për lëndët Shkrim akademik, Mediet dhe komunikimi, dhe Komunikim interkul­tu­ror në Fakultetin e Edukimit në Gjilan.

– Në vitin akademik 2009/2011 është angazhuar në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë, si titullar i lëndëve Historia e gjuhës shqipe, Hy­rje në gjuhësi, Sociolinguistikë dhe Semiotikë.

– Nga viti 2008 është anëtar i Institutit të Trashëgimisë Shpirtë­rore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup.

– Në vitin 2004, 2010 dhe 2012 Instituti Albanologjik i Prishtinës e kandidon tri herë radhazi për anëtar të Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.

– Në vitin 2012 Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup e kandidon për anëtar të Akademisë së Shken­cave dhe të Arteve të Maqedonisë.

– Në harkun kohor l990-2012 ka botuar ose ka përgatitur për botim mbi 32 vepra me tematikë nga dialektologjia, historia e gjuhës shqipe dhe marrëdhëniet e saj me gjuhët fqinje, kultura e gjuhës, ono­mastika, leksikografia, etj.

Kryeredaktor

Kryen detyrën e kryeredaktorit të revistës “Gjuha Shqipe” në Institutin Albanologjik.

Emërohet Kryeredaktor i revistës “Studime Albanologjike” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup (2011-2012).

Drejtor

Themelues dhe drejtues i parë i Seminarit Ndërkombëtar të Alba­nologjisë në Universitetin Shtetëror të Tetovës (2007-2010).

Në cilësinë e kryeredaktorit dhe redaktorit përgjegjës ka përga­ti­tur për botim:

Seminari I Ndërkombëtar i Albanologjisë (Materialet e punimeve të Seminarit I Ndërkombëtar të Albanologjisë), 16-23 shtator 2007, Te­tovë-Ohër, shtator, 2008, f. 887;

Seminari II Ndërkombëtar i Albanologjisë (Materialet e punime­ve të Seminarit II Ndërkombëtar të Albanologjisë), 22-28 shtator 2009, Tetovë-Ohër, shtator, 2009.

Drejtues

Organizues dhe Drejtues i Konferencës Shkencore “Shqipja stan­darde dhe gjendja aktuale e përdorimit të saj”, Kolegji Universitar ILIRIA (Prishtinë, 27 Maj 2010).

Bashkautor, Redaktor dhe Recensues fjalorësh

Fjalori i fjalëve të huaja (bashkautorë: Murat Bejta, Latif Mula­ku, Mehdi Bardhi, Abdullah Zajmi, Shefkije Islamaj, Ibrahim Goçi dhe Qemal Murati), Institutit Albanologjik, Prishtinë, 1988.

Fjalor serbisht-shqip (bashkautorë: Burim Axhanel, Qemal Mura­ti, Shefkije Islamaj, Ragip Mulaku), Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2013.

Redaktor i fjalorit Makedonsko-albanski rečnik (Fjalor maqedo­nisht –shqip) të autorëve Adnan Agai-Kimete Agai, Shkup, 1999, f. 423.

Recensues dhe lektor i veprave madhore leksikografike:

Burim Adžanel, Bosansko-albanski rečnik (Fjalor boshnjakisht-shqip), Albansko Kulturno Društvo BESA, Sarajevo, 2008, f. 720;

Burim Adžanel, Hrvatsko-albanski rečnik (Fjalor kroatisht-shqip), Albansko Kulturno Društvo BESA, Sarajevo, 2010, f. 1006.

Ka marrë pjesë dhe ka referuar në simpoziume dhe konferenca shkencore në Prishtinë, Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Korçë, Shkup, Ul­qin, Ohër, Tetovë.

Ka botuar punime studimore në revistat: Gjurmime albano­lo­gjike, Gjuha Shqipe (Prishtinë), Jehona, Studime Albanologjike (Shkup), Gjuha jonë (Tiranë), Buletin Shkencor (Shkodër), Lemba (Ulqin), Make­donski folklor (Skopje, 2008), etj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here