Nuridin Ahmeti (1980), doktor i shkencave të historisë dhe bashkëpunëtor i lartë shkencor në Degën e Historisë në Institutin Albanologjik në Prishtinë.
Ka botuar punime në revistat shkencore historike, si: “Gjurmime albanologjike” (Seria e shkencave historike) të Institutit Albanologjik, “Studime” të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, “Kosova” të Institutit të Historisë në Prishtinë, “Vjetari” të Arkivit Shtetëror të Kosovës, “Studime albanologjike” të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, “Albanologjia” të Universitetit të Tiranës, “Macedonian Review”, Macedonian Scientific Institute, të Bullgarisë etj. Ka marrë pjesë me kumtesa në tribuna, sesione simpoziume dhe konferenca shkencore të organizuara në Kosovë dhe jashtë saj.
Ka botuar veprat:
- Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në Vilajetin e Kosovës (1878-1912), Instituti Albanologjik, 2011.
- Bibliografia e revistës “Vjetari” (1965-2015), bashkautor, Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës, Prishtinë, 2015.
- Bibliografia e botimeve të veçanta të Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës (1965-2015), bashkautor, AgjenciaShtetërore e Arkivave të Kosovës, Prishtinë, 2016.
- Kujtesa kolektive: dëshmi dhe ngjarje (1944-1966), bashkautor, Instituti Albanologjik, 2016.
- Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare, Instituti Albanologjik, 2017.
- Instituti Albanologjik (1953 – 1955), botoi Instituti Albanologjik, 2020.