Prof. asoc. dr. Naim Berisha
Lindi në fshatin Madanaj të Gjakovës, më 1981. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet universitare dhe të nivelit master në Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe.
Në vitin 2016, në Qendrën e Studimeve Albanologjike, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë (më vonë ASA, AShSh), mbrojti disertacionin e doktoratës me titull Vëzhgime në leksikun dialektor të Rrafshit të Dukagjinit.
Nga viti 2008 punon në Institutin Albanologjik në Prishtinë, në Degën e Gjuhësisë. Ka qenë i angazhuar si asistent dhe ligjërues në Fakultetin e Edukimit të Universitetit të Prishtinës dhe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Prizrenit. Fushat e tij të studimit janë: leksikologjia, leksikografia, sociolinguistika, kultura e gjuhës etj.
Ka marrë pjesë në aktivitete të rëndësishme shkencore e arsimore brenda dhe jashtë vendit, të organizuara në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni të Veriut, në Mal të Zi, në Bullgari, në Suedi, në Danimarkë etj., si dhe ka botuar punime në revista të ndryshme shkencore. Veprimtaria e tij shkencore numëron 75 njësi bibliografike – studime, trajtesa, artikuj, recensione etj.
Gjatë kësaj periudhe kohore ka kryer disa detyra:
- Anëtar i Këshillit Shkencor – Institutit Albanologjik (2016-vijon);
- Shef i Degës së Gjuhësisë – Institutit Albanologjik (1.9.2019 -1.9.2023);
- Anëtar i Këshillit Drejtues – Institutit Albanologjik (1.11.2019 – 31.10.2023);
- Anëtar i Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe (që nga 21 shkurt 2020);
- Anëtar i redaksisë së revistës “Gjurmime albanologjike” (numrat 49, 50, 51, 52);
- Anëtar i Këshillit Kombëtar Shkencor i Projektit “Gjuha Shqipe dhe Kompjuteri (2020-2021);
- Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – Përgjegjës për kartotekën e leksikut në Kosovë (2021- vijon);
- Fjalori i Madh i Gjuhës Shqipe – Hartues (2021- vijon).
Është autor i këtyre librave:
- Vëzhgime leksiko-frazeologjike në të folmet e Rrafshit të Dukagjinit – IAP, 2017;
- E folmja e Gjakovës (fonetika dhe morfologjia), IAP, Prishtinë, 2020;
- Gjuha shqipe 8 – bashkautor, tekst shkollor, Albas, Prishtinë, 2021;
- Gjuha shqipe 8 (fletore pune) – bashkautor, tekst shkollor, Albas, Prishtinë, 2021;
- Gjuha shqipe 9 – bashkautor, tekst shkollor, Albas, Prishtinë, 2022;
- Gjuha shqipe 9 (fletore pune) – bashkautor, tekst shkollor, Albas, Prishtinë, 2022;
- Abetare mbarëkombëtare – bashkautor, tekst shkollor, Albas, Prishtinë, 202
Aktualisht punon në Institutin Albanologjik në Prishtinës, ka thirrjen akademike të bashkëpunëtorit të lartë shkencor (prof. asoc. dr.), është u.d. i drejtorit të Institutit Albanologjik në Prishtinë.
E-mail: naimberisha40@hotmail.com