BIOGRAFIA DHE BIBLIOGRAFIA
Prof. Dr. Lush Culaj ka lindur më 25 maj 1966 në Klinë. Ka diplomuar në fushën e Historisë, në vitin 1990. Ka përfunduar studimet e magjistraturës në temën “Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924”, ndërsa temën e doktoraturës, me titull “Shqipëria dhe problemi kombëtar 1918-1928” e ka mbrojtur në vitin 2001.
Gjatë viteve 1994-1996 ka punuar si mësimdhënës i historisë në Klinë. Në vitin 1996 është pranuar asistent në Institutin Albanologjik të Prishtinës – dega e historisë. Më 1997 është zgjedhur Hulumtues i Pavarur shkencor, ndërsa më 2001 është zgjedhur Bashkëpunëtor Shkencor. Nga viti 2002-2013 ka qenë shef i Degës të Historisë në Institutin Albanologjik. Më 2006 është zgjedhur në gradën Këshilltar Shkencor/Profesor. Nga viti 2006 është anëtar i redaksisë në revistën “Gjurmime albanologjike” SSHH.
Me punën e tij kërkimore – shkencore në fushën e studimeve historike, ka qenë i pranishëm në kongrese, konferenca, seminare, simpoziume e sesione ndërkombëtare e kombëtare. Ka të botuara 11 libra studimorë dhe më shumë se 200 njësi bibliografike, trajtesa,, vështrime e punime shkencore.
Librat e botuar (monografi dhe përmbledhje punimesh):
- Komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës 1918-1924”, Instituti Albanologjik, 1997 fq. 252
- Zef Gjidoda, jeta dhe veprimtaria atdhetare, 2002 fq. 167
- Shqipëria dhe çështja kombëtare 1918-1928, Instituti Albanologjik, 2004 fq.350.
- Shqiptarët në gjysmën e parë të shek. XX, Instituti Albanologjik, 2005 fq. 464.
- Shqipëria dhe çështja e Çamërisë 1912-1939, Instituti Albanologjik, 2008 fq. 388.
- Ker Sadria jeta dhe veprimtaria atdhetare, Instituti Albanologjik, 2008, fq.321.
- Në udhëkryqet e historisë shqiptare, Instituti Albanologjik, Prishtinë , 2009, fq. 365.
- Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2010, fq. 400.
- Shtetformim dhe diplomaci, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2011, fq. 300.
- Kadri Minushi jeta dhe veprimtaria, Prishtinë, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2015, fq.395.
- Shqipëria dhe çështja kombëtare 1929-1939, Prishtinë, Instituti Albanologjik, 2018, fq. 467.
English
Dr. Lush Culaj (1966) is a Scientific Adviser / Professor of History at the Institute of Albanian Studies (Albanology) in Prishtina. He holds doctorate in History from the Institute of Albanology and he is an author of many scholarly works in Albanian. His main publications (monographs) include:
- Committee “Kosovo National Defense” 1918-1924, (1997),
- Albania and the national question, 1918-1928,(2004),
- Albanians during the first half of twentieth century, (2005),
- The Albanian question in Conference of Paris, 1919-1920, (2010),
- State building and Diplomacy (2011).
- Albania and the national question, 1929-1939, (2018)
He is an author of nine monographs and more than 200 hundred articles in academic journals.
Professor Culaj is also an author of school textbooks.
He has participated in many national and international conferences on Albanian state-building and national-building.
Email:lushculaj66@hotmail.com