Lumnije (Kulinxha) Kadriu është e lindur më 17 korrik 1970 në Prishtinë. Shkollimin fillor dhe të mesëm i mbaroi në vendlindje. Ndërkaq, nivelin universitar e ka kryer në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Zagrebit – Kroaci, në Degët: Etnologji dhe Gjuhësi e Përgjithshme, në vitin 1994.
Që nga viti 1996 punon në Degën e Etnologjisë në Institutin Alabanologjik të Prishtinës.
Në vitin 2001-2002 në Universitetin “York” në Toronto të Kanadasë vijoi disa kurse nga Antropologjia Sociale, si: Teori e Antropologjisë. Metodologji e Antropologjisë, Studimet Organizative, Studimet e Zhvillimit.
Studimet Master në Etnologji, Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës i mbaroi në maj të vitit 2009.
Tash është kandidate për doktoratë në Institutin e Etnologjisë Evropiane, në Universitetin e Vienës
Ka botuar një numër studimesh e recenzionesh nga fusha e etnologjisë si dhe ka marrë pjesë në simpoziume ndërkombëtare, sesione e tubime shkencore nga fushat e ndryshme të albanologjisë të mbajtura në Kosovë e Maqedoni.
Libri “Glokalizimi – perceptime etnokulturore” është punimi i saj i parë monografik.
Interesimet e saj shkencore kanë të bëjnë me çështjet e globalizimit dhe manifestimet etno-kulturore në kuadër të këti procesi.
- lume70@hotmail.com