Dr. Faton Krasniqi

0
21

Faton Krasniqi lindi më 27. 6. 1982 në Kamenicë. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në Kamenicë. Studimet themelore dhe ato postdiplomike i ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e Gjuhës shqipe. Ka doktoruar në Fakultetin e Filologjisë, në Degën e Gjuhës Shqipe. Në Vitin 2011 filloi punën si drejtor për Kulturë, Rini dhe Sport në Komunën e Kamenicës. Në vitin 2014 filloi punën si asistent profesor në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Edukimit. Në vitin 2014 filloi punën si asistent profesor në Universitetin Shtetëror “Kadri Zeka”, në Gjilan. Në vitin 2019 filloi punën në Institutin Albanologjik, në Degën e Gjuhësisë, si hulumtues i pavarur shkencor. Aktualisht punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, ka thirrjen akademike të bashkëpunëtorit shkencor (prof. as. dr.). Është sekretar i revistës Gjuha shqipe. Ka botuar një numër artikujsh në revista të ndryshme shkencore si brenda ashtu edhe jashtë vendit. Ka marrë pjesë në disa konferenca shkencore të organizuara në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here