Dr. Fadil Grajçevci

0
3

Fadil Grajçevci ka lindur më 10. 7. 1963 në Prishtinë, ku e kreu  shkollën fillore më 1977, shkollën e mesme më 1981 (vitin e parë dhe të dytë në gjimnazin “Xhevdet Doda”, kurse vitin e tretë dhe të katërt në “Qendrën Kulturologjike”, drejtimi: Gazetar – bashkëpunëtor). Ka mbaruar studimet në Fakultetin Filozofik të Universitetit të Prishtinës, në Degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe më 1986. Gjatë studimeve ka qenë bursist i Universitetit, ndërsa për suksesin e treguar është shpërblyer me diplomën “Student i dalluar”. Studimet pasuniversitare i ndoqi në të njëjtin fakultet, gjatë viteve 1987-89. Në shkurt të vitit 1998 mbrojti temën e magjistraturës  “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit dhe kultura shqiptare në shekullin XV”. Që nga viti 1988 punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, në Degën e Letërsisë, në fillim si asistent, pastaj si hulumtues shkencor, kurse nga viti 1998 si hulumtues i pavarur shkencor.  Në vitet 1999-2006 ishte anëtar i redaksisë së revistës shkencore “Gjurmime albanologjike – seria e shkencave filologjike” njëherësh edhe sekretar i asaj redaksie. Deri më tash disa herë ka qenë anëtar dhe sekretar i këshillave organizues të disa sesioneve shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, duke kontribuar pastaj edhe në përgatitjen dhe botimin e materialeve të atyre sesioneve, si: “Letërsia shqipe dhe mërgimi” (1991), “Faik Konica –jeta dhe vepra” (1997), “Frang Bardhi – 400 vjetori i lindjes” (2006), “Letërsia në shkolla dhe në fakultete” (2007).

5. Ka botuar librin, studim monografik, “Historia e Skënderbeut” e Marin Barletit dhe kultura shqiptare në shekullin XV” (IAP, Prishtinë 1998), me kumtesa është paraqitur në disa sesione e konferenca shkencore të organizuara nga Instituti Albanologjik, nga Universiteti i Prishtinës, ai i Shkodrës, i Tetovës etj. dhe ka botuar disa studime, artikuj, trajtesa e vështrime në revista të ndryshme shkencore dhe në përmbledhje me materiale nga aktivitete të ndryshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here