Dr. Bashkim Lajçi

0
2

Bashkim Lajçi u lind në Pejë, më 13 qershor 1955. Shkollën fillore dhe të mesme –gjimnazin e kreu ne vendlindje, kurse studimet universitare në Fakultetin Filozofik – Dega e Etnologjisë në Universitetin e Zagrebit. Studimet pasuniversitare i ndoqi në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2004 mbrojti temën e magjistraturës: “Armët e shqiptareve gjatë mesjetes”, ndërkaq në janar të viti 2012 mbrojti temën e doktoraturës “Syri i keq në besimet shqiptare: në Qendrën Ndëruniversitare të Studimeve Albanologjike në Tiranë.

Në vitin 1983 punësohet në Muzeun Etnologjik të Pejës ku qendroi deri ne vitin 2013, kur punësohet në Institutin Albanologjik në Prishtinë.

Në vitin 2006 botoi veprën “Armët e shqiptarëve gjatë mesjetës, ndërkaq në vitin 2007 veprën “Gjurmime etnologjike”.

Ështe ligjërues i lëndës “Mitologjia krahasimtare” në Universitetin e Prishtinës – Dega e Etnologjisë dhe Antropologjisë kulturore.

Është pjesëmarrës me kontribute shkencore në dhjetra kongrese, konferenca, simpoziume, sesione dhe aktivitete të tjera shkencore albanologjike, organizuar në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni, Poloni, Mal të Zi etj.

Tel: 044 165 232; e-mail : bashkim.lajci@gmail.com

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here