Albin Sadiku është i lindur me 10.3.1974 në Bujanoc. Shkollën fillore e ka kryer në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme të muzikës në Prizren. Fakultetin e muzikës drejtimin Pedagogji e përgjithshme muzikore e ka kryer në Prishtinë. Në të njëjtin fakultet u diplomua edhe në drejtimin e etnomuzikologjisë. Studimet pasuniversitare i vazhdoi në Fakultetin e muzikës në Tiranë te prof.dr.Vasil Tole. Në këtë fakultet fitoi titullin Master në Muzikologji, në qershor të vitit 2006.
Që nga viti 1999, punon si mësimdhënës i lëndës: forma muzikore, njohuri instrumentesh dhe folklor muzikor. Këto lënde mësimore i zhvillon në shkollën e mesme te muzikës “Prenk Jakova” në Prishtinë. Ka ligjëruar lëndën e etnokoreologjisë në fakultetin e muzikës në Universitetin e Tetovës. Në Institutin Albanologjik në Prishtinës, Dega e Folklorit, Sektori i Etnomuzikologjisë, është pranuar hulumtues që nga viti 2003. Ka botuar punime shkencore në revista te ndryshme si në Kosovë, Serbi, Mal të Zi, etj.
Hë për hë është duke ndjekur studimet e doktoraturës në Qendrën për Studime Albanologjike në Tiranë.