Dr. Abdurrahim Maxhuni

0
3

Abdurrahim Maxhuni ka lindur në Vushtrri më 24.04.1985. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Vushtrri, ndërsa studimet themelore dhe master i përfundoi në Universitetin e Prishtinë, në Fakultetin e Filologjisë. Studimet e doktoraturës i nisi më 2012 dhe i përfundoi në Tiranë, në Qendrën e Studimeve Albanologjike më 2016. Në vitin 2012 filloi punën në Institutin Albanologjik, në Degën e Gjuhësisë ku vazhdon të punojë si bashkëpunëtor shkencor-profesor asistent. 

Gjatë kësaj kohe ka punuar edhe në Universitet, si bashkëpunëtor i jashtëm. Punoi asistent në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin e Filologjisë dhe në Fakultetin e Edukimit, në Universitetin e Gjakovës si dhe Profesor i jashtëm në Universitetin e Gjilanit. Ka marrë pjesë në konferenca të ndryshme shkencore, kombëtare dhe ndërkombëtare, si në Kosovës, Shqipëri, Maqedoni, Bullgari dhe ka botuar punime në revista shkencore, brenda dhe jashtë Kosovës, si në revistat shkencore “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave filologjike, “Gjuha shqipe” “Filologji”“International Journal Anglisticum” etj.

Në këtë periudhë  vjeçare ka botuar dy monografi  “Vështrim mbi leksikun dhe frazeologjinë e Vushtrrisë me rrethinë”, Institutit Albanologjik, Prishtinë, 2017. “Terminologjia e kompjuteristikës në gjuhën shqipe”, Instituti Albanologjik, Prishtinë, 2020.

Pjesëmarrja në Konferenca e tryeza shkencore

1. (Mos)zbatimi i normës drejtshkrimore në shkrimet e studentëve, në: “Dyzet vjet të shqipes standarde – arritje dhe probleme aktuale”, Prishtinë, 2013.

2. Terminologjia e informatikës, burimi i saj në gjuhën shqipe, në: “Java e shkencës”, Prishtinë, 2013.

3. Terminologjia kompjuterike në gjuhën shqipe, në: “Studime gjuhësore”, Tiranë, 2013.

4. Vështrim mbi përdorimin e shqipes standarde nga mysafirë në emisione televizive, në: “Kultura e gjuhës në mediet tona – arritje dhe probleme aktuale”, Prishtinë, 2013.

5. Ndikimi i gjuhës angleze në gjuhë shqipe, në: “Java e albanologjisë”, Prishtinë, 2013.

6. Orientalizmat në leksikun e Vushtrrisë, në: “Kërkime gjuhësore”, Tiranë, 2013.

7. Përdorimi i gjuhës standarde nga nxënësit e shkollave të mesme të Prishtinës, në: “Java e albanologjisë”, Prishtinë, 2014.

8. Fjalët e huaja në gjuhën shqipe përmes terminologjisë së informatikës, në: “Java e shkencës”, Prishtinë, 2014.

9. Çështje të frazeologjisë në të folmen e Vushtrrisë, në: “Studime gjuhësore”, Tiranë, 2014.

10. Gjuha e reklamave, në: “Seminarin e VIII të Albanologjisë”, Tetovë, 2014.

11. Ndikimi i serbishtes në gjuhën shqipe, në: “Forumin Ndërkombëtar të Filologëve”, Bullgari, 2014.

12. Emërtimet e kafshëve sipas ngjyrës në të folmen e Vushtrrisë, në: “Java e albanologjisë”, Prishtinë, 2015.

13. Shtresëzimet në të folmen e Vushtrrisë, në: “Kërkime gjuhësore”, Tiranë, 2015.

14. “XVI International conference in Balkan studies”, Sofia, Universiteti “St. Kliment Ohridski”, prill 2016.

15. Ndikimi i sllavishtes në të folmen e Vushtrrisë, në: “Seminari X Ndërkombëtar i Albanologjisë”, Tetovë, shtator, 2016.

16. An Overview on Terminology of Internet in Albanian Language, në:

 “Second International Philological Forum”, Sofia, Universiteti “St. Kliment Ohridski” 17-20 nëntor 2016.

17. Emërtimet e tokës dhe elementet që lidhen me të, në: “Java e shkencës” 16-19 maj, Prishtinë, 2017.

18. Fjalët e huaja në gazetën “Kosova sot”, në: “Java e Albanologjisë” 8/2017.

19. Kontributi i studiuesve të huaj në fushën e gjuhësisë në revistat shkencore në Kosovë, në: “Seminarin e XI të Albanologjisë”, Tetovë, 2017.

20.  Kontributi i Akademik Jani Thomai në revistën “Gjurmime Albanologjike”, në: “Java e albanologjisë”, Prishtinë, 2019.

Botimet në revista shkencore

1. Çështje të terminologjisë së informatikës në gjuhën shqipe, në: revistën “Filologji”, Prishtinë, 2013.

2. Studentët dhe norma drejtshkrimore, në: revistën “Filologji”, Prishtinë, 2014.

3. The Albanian of the Internet, në: “International Journal Anglisticum”, Tetovë, 2015.

4. Shqipja e internetit, në revistën “Gjuha shqipe”, Prishtinë, 2016.

5. Mënyrat e krijimit të terminologjisë kompjuterike në gjuhën shqipe, në: “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave filologjike”, nr. 49, Prishtinë, 2019.

6. Shqipërimi dhe standardizimi i terminologjisë së kompjuteristikës, në revistën: “Gjuha shqipe”, nr. 3, Prishtinë, 2019.

7. Rreth shqipes standarde në revistën Kultura Islame, në revistën:  “Gjuha shqipe”, nr. 2, Prishtinë, 2019.

8. Kontributi i Mithat Frashërit për gjuhën shqipe, në revistën: “Gjuha shqipe”, nr.1, Prishtinë, 2020.

9. Çështje të terminologjisë islame në gjuhën shqipe, në revistën: “Gjurmime albanologjike” – seria e shkencave filologjike, nr. 50, Prishtinë, 2020.

10. Autor i 8 zërave enciklopedik.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here