Njoftim

0
4

N J O F T I M

Njoftojmë kandidatët pjesëmarrës dhe të interesuarit e tjerë, se Komisioni  recensues, i caktuar  për zgjedhjen e një praktikanti – stazhieri në Degën e Historisë – Sektori i Arkeologjisë sipas konkursit të shpallur më 29.09.2020, në pajtim me Ligjin dhe Statutin e Institutit,  ka dorëzuar, brënda afatit, recensionin për kandidatët e paraqitur, si dhe propozimin për  zgjedhje.

Në konkursin e shpallur janë parqitur 4 kandidatë. Edijon Sellaj, i lindur më 22.02.1996, në Samadrexhë të Suharekës, Elza Shipoli, e lindur më 27.12.1995 në Beograd, Kaltrina Igrishta, e lindur më 23.07.1997 ne Chur të Zvicrës.

Komisioni recensues, pas shqyrtimit të dokumentacionit të dorëzuar, testit vlerësues profesional, testit të njohjes së gjuhës së huaj dhe intervistës ka vlerësuar me sa vijon:

Kandidati Edijon Sellaj, është vlerësuar me gjithsej 55 pikë (në bazë të dokumentacionit personal, testimit dhe intervista).

Kandidatja Elza Shipoli, është vlerësuar me gjithsej 79 pikë (në bazë të dokumentacionit personal, testimit dhe intervista).

Kandidatja Kaltrina Igrishta, është vlerësuar me gjithsej 69 pikë (në bazë të dokumentacionit personal 32 pikë dhe 37 nga testimit dhe intervista).

Kandidati Lekë Shala, është vlerësuar me gjithsej 67 pikë (në bazë të dokumentacionit personal, testimit dhe intervista).

Në bazë të këtij vlerësimi, komisioni recensues i propozon Këshilli Shkencor të Institutit që kandidatja Elza Shipolli të zgjidhet praktikante – stazhiere në Degën e Historisë – Sektori i Arkeologjisë, e cila nga komisioni është vlerësuara si kandidatja që më së miri i ka plotësuar kushtet e parapara me Ligj, Statut dhe me konkursin e shpallur.

Sipas nenit 18 të Statutit të Institutit Albanologjik, kandidatët pjesëmarrës, si dhe të interesuarit e tjerë mund ta lexojnë referatin e Komisionit, i cili tani është publik,  kurse vërejtjet dhe propozimet eventuale mund t’ia parashtrojnë Këshillit Shkencor të Institutit, brënda 15 ditësh, nga dita e shpalljes, më së largu deri më 29.12.2020. Referatin vlerësues të interesuarit mund ta marrin për lexim në administratën e Institutit, çdo ditë pune prej orës 9:00-15:00.

Këshilli  Shkencor, me rastin e shqyrtimit të recensioneve, si dhe të propozimit të Komisionit, duhet t‘i merr parasysh edhe vërejtjet dhe ankesat eventuale të pjesëmarrësve në konkurs, si dhe të personave të tjerë të interesuar.

Prishtinë, më 15.12.2020

Sekretari  i Institutit

Sylë Kasumaj

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here