Më 8 dhjetor 2020 vdiq ish-punonjësi i Institutit Albanologjik, Haki Ismajli, i cili për 28 vjet ishte pjesë e stafit tonë. Haki Ismajli u lind në Tygjec të Dardanës më 29.12.1954, ndërsa pak vite më vonë familja e tij u shpërngul të jetonte në Prishtinë. Punën në Institutin Albanologjik e filloi më 26.5.2020, ku qëndroi si punonjës teknik deri në pensionimin e tij, më 29.12.2019.
Kolegët e tij do ta kujtojnë Hakiun si njërin ndër punonjësit më të përkushtuar për kryerjen e ndërgjegjshme të detyrave të punës. Mbi të gjitha ishte një njeri i ndershëm, por edhe një punëtor i madh. Afërsia, dashamirësia dhe korrektësia e tij burimore ishin vlera kryesore të këtij njeriu të vyeshëm.
Instituti Albanologjik u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Haki Ismajlit, faresifisit dhe të gjithë atyre që e njohën këtë njeri të mirë.